Prej shkaqeve që të shpëtojnë nga zjarri

Prej shkaqeve që të shpëtojnë nga zjarri

Teuhidi: Ndalimi që teuhidi i bën poseduesit të tij nga zjarri është dy llojesh.

Lloji i parë e ndalon nga hyrja në të. Pra, personi nuk hyn fare në zjarr dhe kjo është mirësia më e madhe e tij.

Lloji i dytë e ndalon nga qëndrimi përgjithmonë në zjarr. Pra, personi hyn në zjarr dhe qëndron në të sa të dojë Allahu i Lartësuar, e pastaj nxirret prej tij dhe hyn në xhenet duke qëndruar përgjithmonë në të. (1)

Mirësia ndaj njerëzve me pasuri dhe fjalë: Shejh Abdurrahman Es-Sadij (Allahu e mëshiroftë) thotë: Prej shkaqeve më madhore që të shpëtojnë nga zjarri është mirësia ndaj krijesave me pasuri dhe me fjalë. (2)

Kanë thënë: U flisni zemrave me butësi ngase fjalët e bukura janë si një burim me ujë të ftohtë e të ëmbël që i shëron zemrat e etura dhe të sëmura. Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse butësia gjendet diku ajo e zbukuron atë, dhe nëse largohet e shëmton atë.” Shënon Muslimi.

Përktheu: Unejs Sheme

—————————–

(1) Prej fjalëve të shejh Salih El-Usajmi (Allahu e ruajtë) nga mesimet e mbajtura në xhaminë e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), viti 1441 hixhri.

(2) ‘Behxhetu Kulubil-Ebrar’.