Pse Allahu i Lartësuar e shembëllen jetën e kësaj bote me ujin që zbret nga qielli?

Pse Allahu i Lartësuar e shembëllen jetën e kësaj bote me ujin që zbret nga qielli?

Allahu i Lartësuar thotë: Jepu atyre shembullin e jetës së kësaj bote: ajo është si uji që Ne e lëshojmë nga qielli;”

Dijetarët kanë thënë: Allahu i Lartësuar e shembëllen jetën e kësaj bote me ujin, për këto urtësi:

1- Sepse uji nuk qëndron në një vend apo në një gjendje, përkundrazi është në lëvizje, edhe kjo botë nuk qëndron në një gjendje të vetme, ajo është në lëvizje të vazhdueshme.

2- Uji ikën dhe nuk mbetet, edhe kjo jetë ikën, shkatërrohet dhe kurrsesi nuk mbetet gjithmonë.

3- Askush nuk mundet të futet në ujë dhe të mos laget prej tij po ashtu edhe dunjaja askush nuk shpëton nga sprova dhe epidemia e saj.

4- Uji kur është me masë është i dobishëm dhe is jell bimësi tokës por kur e kalon masën atëherë bëhet i dëmshëm pse jo edhe shkatërrues. E njëjtë është edhe dunjaja, të ruhesh prej saj ka dobi dh eta teprosh me të ka dëm dhe shkatërrim të madh.

[El Xhami li Ahkami el Kuran 13/289].

Përktheu Fatjon Isufi