Kur t’i shohësh hebrejtë duke sulmuar Ibn Tejmijen, dijeni se arsyeja është libri i tij “Rregullat e Ibn Tejmijes që kundërshtojnë judaizmin”, një vepër që rrëzon themelet e besimit të tyre të shtrembëruar.
Kur t’i shohësh shiitët duke e sulmuar, kjo ndodh për shkak të librit të tij të madh “Minhaxhus-sunne en-nebeuijje”, një refuzim i plotë dhe i argumentuar ndaj doktrinës së tyre.
Kur t’i shohësh të krishterët duke e sulmuar Ibn Tejmijen, dijeni se ky sulm vjen për shkak të librit “El xheuab es-sahih limen beddele dinel-Mesih” (Përgjigjja e drejtë ndaj atyre që ndryshuan fenë e Mesihut).
Kur t’i shohësh sekularistët duke e sulmuar, këtë e bëjnë për shkak të librit të tij “Bug-jetul-murtad fi reddi alal-felasife uel-karamita”, në të cilin ai rrëzon filozofët dhe qarshinë e batinijve.
Kur t’i shohësh ateistët duke e sulmuar Ibn Tejmijen, dijeni se këtë e bëjnë për shkak të veprës së tij “Err-reddu alal-Mantikijjin”, ku shkatërron logjikën e kotë të filozofëve dhe fjalët boshe të mutekeliminëve.
Kur t’i shohësh rafiditë (ekstremistët shiitë) duke e urryer, kjo është për shkak të librave “Err-reddu ala ehli Kisravan er-Rafidijje” dhe “Minhaxhus-Sunne en-Nebeuijje”, që demaskojnë devijimet e tyre.
Kur t’i shohësh ekstremistët sufi duke e përgojuar, këtë e bëjnë për shkak të librave “Err-Reddu ala kitabil-istigathe” dhe debatit të tij të famshëm me shejhun e tarikatit Rrufai.
Kur t’i shohësh xhehmijtë dhe ibaditët duke e sulmuar, këtë e bëjnë për shkak të librit të tij “Telbis el Xhehmijje”, që rrëzon themelin e bidateve të tyre në fjalë dhe akide.
Kush shan Pejgamberin ﷺ, familjen dhe shokët e tij, përballet me librin e tij madhështor “Es-sarim el-meslul ala shatimi Resul” (Shpata e tërhequr kundër atij që fyen të Dërguarin).
Kur të shohësh ekstremistët e esharive duke e quajtur Ibn Tejmijen si jobesimtar, këtë e bëjnë sepse ai i sfidoi hapur, ua shpalosi kontraditat dhe i rrëzoi bazat e tyre në çështjet e akides.
Ibn Tejmije shkroi më shumë se treqind vëllime, dhe nga nxënësit e tij ishin:
🌿 Ibn Kajjimi,
🌿 Ibn Kethiri,
🌿 Edh-Dhehebiu,
🌿 El-Miziu dhe shumë të tjerë.
A e kuptuat tani pse Ibn Tejmije sulmohet në çdo drejtim?!
Allahu e mëshiroftë këtë imam që i lodhi të prishurit, si në kohën kur ishte gjallë por edhe pasi ndërroi jetë!
Përshtati: Fatjon Isufi
Dosje: akide, kunderpergjigje
Të Ngjashme
- Sahabiu Haxhaxh ibn Al-lat Udha e Besimtarëve
- Disa fragmente nga jeta e shejh Abdul Aziz Al Sheih Udha e Besimtarëve
- Dijetarët reformatorë nuk u shpëtojnë kurrë sulmeve Udha e Besimtarëve
- Kur injoranca përplaset me dijen; përgjigje për sulmet ndaj shejh Albanit Udha e Besimtarëve
- Kur fjala dhe vepra bëhen një Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin