Shkaqet e përhapjes së islamit janë të shumta, ndër të cilat veçojmë:
1- Allahu i Madhëruar ka marrë përsipër ruajtjen dhe përhapjen e tij, dhe ka premtuar se e ardhmja i përket muslimanëve. Kësisoj, sado që të thurin kurthe armiqtë e tij Islami do triumfojë dhe do ngadhënjejë.
Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ai e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë për ta bërë ngadhënjyes mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë këtë gjë.” | Et Teube: 33.
“Allahu e ka shkruar: Unë dhe të dërguarit e Mi do të ngadhënjejmë. Padyshim, Allahu është i Fortë, i Fuqishëm.” | El Muxhadele: 21.
“Ne kemi shkruar në Zebur pas shkrimit në Leuhi Mahfudh, se tokën do ta trashëgojnë njerëzit e Mi të mirë.” | El Enbija: 105.
Transmeton imam Ahmedi nga Temim Dariu, se i dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Ju betohem që kjo punë (islami) do të mbërrijë aty ku ka mbërritur dita dhe nata. Allahu nuk do lërë shtëpi prej balte e tendë prej leshi pa e futur këtë fe, me krenarinë e krenarit apo me përuljen e të përulurit. Krenari me të cilën Allahu krenon islamin dhe përulje me të cilën përul kufrin.” “Musnedi” i imam Ahmedit me nr. 16957. Vargu i transmetimit i përmbush standartet e Muslimit.
2- Islami është fe e lehtë që përputhet me natyrshmërinë njerëzore.
3- Morali i lartë dhe vlerat madhështore të Islamit që dëshmojnë se Islami nuk është shpikje e njeriut, por është fe hyjnore e shpallur nga Zoti i gjithësisë.
I lutemi Allahut të na bëjë të qëndrueshëm në fenë e Tij deri në ditën që do dalim para Tij!
Përktheu: Rexhep Milaqi
Të Ngjashme
- Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë sqaruar besimin (akiden) në mënyrën më të qartë Udha e Besimtarëve
- Përsosmëria e udhëzimit dhe plotësimi i mirësisë ndaj këtij umeti Udha e Besimtarëve
- Kini kujdes nga adresat anonime në rrjetet sociale Udha e Besimtarëve
- Lutjet më të mira në muajin e Ramazanit Udha e Besimtarëve
- Israja dhe Mi’raxhi nuk është mit apo trillim Udha e Besimtarëve