Qëllimet e nxënësit gjatë kërkimit të dijes

January 5, 2020

Qëllimet që duhet të ketë nxënësi i dijes gjatë kërkimit të diturisë dhe prezantimit në mësime.

  • Prej gjërave që përmendi shejh Salih el-Usajmi (Allahu e ruajtë) janë:

1. Të synojë largimin e injorancës nga vetja e tij.

2. Të synojë largimin e injorancës nga krijesat.

3. Të përpiqet në përhapjen e dijes, ringjalljen dhe ruajtjen e saj.

4. Të ketë për qëllim punën me dijen (që mëson).

5. Të ketë për qëllim mbushjen e kohës me atë që i bën dobi.

6. Të kërkojë zbritjen e mëshirës së Allahut të Lartësuar.

7. Bashkëpunimi në punë të mira dhe devotshmëri.

8. Të kerkojë faljen e Allahut të Lartësuar.

9. Të njohë udhëzimin e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe historinë e tij.

10. Të synojë memorizimin e haditheve profetike (ngase dëgjimi i haditheve disa herë mundëson memorizimin e tyre).

11. Qëndrimi në xhami gjatë kohës së mësimit.

  • Ndërsa qëllimet e këqija të cilave duhet t’u largohet nxënësi i dijes janë:

1. Dëshira për famë në tokë.

2. Dëshira për t’u përmendur mes njerëzve.

3. Dëshira për t’u lavdëruar.

4. Dëshira të ketë pasues.

5. Dëshira që fjala e tij të dëgjohet (gjithmonë).

Përktheu: Unejs Sheme

Loading...