El hafidh Ibn Rexheb sikur të ishte duke përshkruar në detaj gjendjen e disave prej nesh kur thotë:
Kur u shtuan kundërshtimet mes njerëzve në çështjet e fesë dhe u shtuan përçarjet mes tyre, u shtua për shkak të kësaj edhe urrejtja dhe mallkimi mes tyre. Dhe çdonjëri prej tyre shfaqet se po urren për hir të Allahut. Ai mund të jetë i justifikuar por dhe mund të mos jetë i justifikuar për këtë (urrejtje), sepse po pason epshin (tekat) e tij dhe është treguar i mangët në njohjen e asaj që lejohet urrejtja për hir të saj. Shumë prej urrejtjeve ndodhin për shkak të një dijetari që pasohet për të cilin pasuesi mendon se çdo fjalë që ai thotë është e vërteta. Kjo prerazi është gabim!
Ndërsa nëse mendon se në këtë çështje që të tjerët kanë pasur mendim të kundërt me të ai (dijetari i pasuar) ia ka qëlluar të vërtetës, në këtë rast ai (pasuesi) mund të ketë të drejtë por mund ta ketë edhe gabim. Mundet që shkaku përse ai e pason dijetarin është thjesht dëshira e tij (pra kam qejf që dijetari që unë pasoj të ketë të drejtë), është afrimiteti ose zakoni. Të gjitha këto nuk lejojnë që kjo urrejtje të jetë për hir të Allahut. Prandaj është detyrë për besimtarin të jetë i sinqertë dhe ta analizojë veten, e të ruhet prej kësaj maksimalisht. Në ato çështje që janë problematike të mos e angazhojë veten me to, nga frika se mos bie në atë që është e ndaluar e cila është urrejtja pa të drejtë e besimtarit.
Këtu është një çështje e fshehtë që kërkon zgjuarsi dhe ajo është si më poshtë:
Shumë prej imamllarëve të fesë mund të thonë fjalë të dobëta (merxhuh) e ai në atë rast është muxhtehid (është përpjekur dhe ka bërë hulumtim akademik duke qenë i aftë për të, si dhe duke i poseduar mjetet e kërkuara të hulumtimit) por s’ka mundur të arrijë tek fjala më e saktë në atë çështje. Ai në këtë rast është i shpërblyer për hulumtimin e tij dhe nuk ka gjynah. Ndërsa ai që mbron fjalën e tij nuk është në gradën e dijetarit, sepse ai nuk e mbron këtë fjalë për diçka tjetër por vetëm sepse dijetari i tij e ka thënë atë. E nëse të njëjtën fjalë do ta kishte thënë dikush tjetër nga imamllarët e fesë ai s’do ta kishte pranuar atë fjalë, as do t’i kishte dalë në mbrojtje, as do të donte për shkak të asaj fjale atë që e pranon atë fjalë, e as do të urrente atë që e kundërshton atë.
Me gjithë këto ai mendon se po ndihmon të vërtetën njësoj si dijetari i pasuar prej tij. Por nuk është ashtu, sepse dijetari kishte për qëllim mbrojtjen e të drejtës edhe nëse gabon në hulumtimin e tij, ndërsa ky pasues e ka turbulluar qëllimin e tij në mbrotjen e së vërtetës me diçka që e ndot atë, e ajo është dëshira që dijetari i tij të lartësohet dhe fjala e tij të përhapet, dhe mos të thuhet se ai ka gabuar. Kjo gjë që ndërhyn në shpirtin e tij e cënon synimin e pastër që thjesht të triumfojë e vërteta. Kuptoje mirë këtë, sepse kjo është një çështje madhështore. Allahu udhëzon kë të dëshirojë në rrugën e drejtë.
Shpjegimi i hadithit me nr. 35: “… e mos u urreni …”
“Xhamiul ulumi uel hikem” (2/267-268).
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve