Rëndësia e Sunetit në jetën e muslimanit

December 27, 2019

Ai që nuk pi nga burimi i sunetit, do të vdesë i etur në detin e bidateve!

Dije -Allahu të dhëntë sukses në praktikimin e Sunetit- se çështja s’ka të bëjë me kryerjen e shumtë të adhurimit, por duhet që ai të jetë sipas sunetit dhe larg bidatit. Për këtë tregon dhe Ibën Mesudi (radijAllahu anhu) kur thotë: “Mesatarja në sunet është më e mirë se përpjekja në bidat.” (1)

Prandaj, të praktikosh sunetin është më e mirë sesa kryerja e shumtë e punëve (jo sipas sunetit).

P.sh. Sunetet e namazit të sabahut është sunet të falen shkurt (mos të zgjaten). Nëse dikush thotë: Unë dëshiroj t’a zgjat leximin dhe do lexoj në këto dy rekate sunet suren ‘El-Mearixh’ dhe suren ‘El-Insan’ dhe do e zgjat rukunë dhe sexhden, gjithashtu dëshiroj t’i lutem Allahut në sexhde.

Ndërsa një tjetër thotë: Unë do i fal dy rekatet sunet të sabahut shkurt (nuk do i zgjas). Në rekatin e parë do lexoj bashkë me suren ‘El-Fatiha’ suren ‘Kul Ja ejjuhel Kafirun’, dhe në rekatin e dytë “Kul huAllahu ehad”.

Themi: I dyti është më i mirë sepse ai e ka kryer veprën sipas sunetit dhe pasimi i sunetit është më i mirë. (2)

Nga kjo na bëhet e qartë rëndësia e Sunetit dhe praktikimit të tij, ngase hadithi autentik është baza e dispozitave legjislative. Prandaj është detyrë që medhhebi të ndërtohet mbi hadithin autentik dhe jo të ndërtohet hadithi autentik mbi medhhebin. (3)

Libri: “Islami, feja e teuhidit”.

Përgatiti: Unejs Sheme

——————————————–

(1) “Es-Sahihah” (5/11), Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!).

(2) “Sifetus-Salah”, Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!).

(3) Nga parathënia e Shejh Abdulkadër dhe Shuajb Arnauti (Allahu i mëshiroftë!) në recensimin e librit “Zadul-Mead”.

Loading...