Rregullat e hyrjes në tualet dhe kryerjes së nevojës

June 16, 2015

1- Të largohet nga njerëzit dhe të fshihet prej tyre.

Mugira bin Shube – radiallahu anhu – tregon se: Profeti – alejhis selam – kur shkonte për të kryer nevojën largohej shumë”[1]

Xhabiri bin Abdilah radiallahu anhu tregon: “Profeti – alejhis selam – kur donte të shkonte për të kryer nevojën largohej aq sa nuk e shihte njeri”[2]

Transmetohet nga Ibën Umeri radiallahu anhu se ka thënë: “Largohej për të kryer nevojën deri në El-Mugammes” Nafiu thotë: El-Mugamesi është dy a tre milje larg Mekës.[3]

Transmetohet nga Ja’ela bin Murra nga i ati i tij – radija Allahu anhu – se ka thënë: Isha me Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem – në udhëtim dhe deshi të kryejë nevojën. Më tha mua: “Shko tek ato dy palmat e vogla, thuaj atyre se Profeti ju urdhëron juve të bashkoheni” dhe ato u bashkuan. U fsheh pas tyre dhe kreu nevojën, pastaj më tha mua: Shko tek ato dhe thuaju: “Të kthehet secila prej jush te vendi i saj”. U thash atyre dhe ato u kthyen[4].

2- Të mos marrë për vend-nevoje rrugët, hijet dhe burimet e ujit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra – radija Allahu anhu: se i Dërguari i Allahut – sala Allahu alejhi ue selam – ka thënë: Ruajuni dy të mallkuarve. I thanë: kush janë dy të mallkuarit o i Dërguari i Allahut? – Tha: Ai që kryen nevojën në rrugën e njerëzve apo në hijen e tyre[5][6].

Transmetohet nga Muadhi – radija Allahu anhu – se ka thënë: Ka thënë Profeti – sala Allahu alejhi ue sel lem: Ruajuni tre vendeve të mallkuara: Jashtëqitja në burime, në mesin e rrugës dhe në hije[7].

3- Të mos urinojë në ujin e ndenjur apo në vendin e larjes

Transmetohet nga Xhabiri – radija Allahu anhu – se i Dërguari i Allahut – sala Allahu alejhi ue selam: Ka ndaluar të urinohet në ujin e ndenjur[8]

Transmetohet nga Abdullah bin Mugaffel – radija Allahu anhu – se ka thënë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut – sala Allahu alejhi ue selam: Të mos urinojë ndonjëri prej jush në vendin ku do të lahet e pastaj të lahet tek ai vend”[9]

(Shën, red.: Por kjo ka qenë në kohën kur s’kishte shumë ujë dhe njerëzit laheshin në tokë dhe ekzistonte rreziku që pickitat e ujit që binin në shesh t’i ktheheshin njeriut, ndërsa sot ku ka shumë ujë dhe çdo gjë ikën dhe rrjedh nëpër tubacione, mjafton të hedhësh ujë, dhe rreziku i papastërtisë nuk ekziston. Dhe mbetet gjykimi për rastet që i ngjajnë kohës së parë, dmth larjes në vend të hapur, apo në natyrë)

4- Lejimi i urinimit në enë apo kusi për shkak të sëmundjes apo të ftohtit dhe arsye të ngjashme.

Transmetohet nga Umejma bint Rakika – radija Allahu anha – se ka thënë: “Profeti – alejhis selam – ka pasur një tas prej druri ku urinonte dhe e vendoste poshtë krevatit[10].

Transmetohet nga Ibrahimi nga Esuedi se ka thënë: “Përmendën tek Aishja se Aliu – radija Allahu anhuma – ka qenë i porositur (dmth pretenduan se Profeti ka lënë testament për të). Ajo tha: Kur paska lënë testament (Profeti alejhisselam për të), se unë e kisha mbështetur atë në kraharorin tim – apo tha: në prehërin tim, kërkoi t’i sillnin një tas dhe u përkul në kraharorin tim, nuk ndjeva gjë se vdiq, kur paska lënë testament për të?!”[11].

5- Të mos e ulë rrobën derisa t’i afrohet tokës në mënyrë që të mos  i zbulohet aureti.

Për shkak të hadithit të Ibën Umerit – radija Allahu anhuma – : se i Dërguari i Allahut – sala allahu alejhi ue selam – nëse donte të kryente nevojën nuk e ngrinte rrobën derisa i afrohej tokës[12].

6- Të thotë kur të futet në banjo: “Bismilah, Allahume inij eudhu bike minel khubuthi uel khabaith”.

Për shkak të fjalës së Profetit  alejhi selam: “Mbulimi mes xhinëve dhe auretit të njeriut kur të hyjë në banjo është të thotë: Bismilah”.

Dhe nga hadithi i Abdulaziz bin Suhejb se ka thënë: kam dëgjuar Enesin të thotë: Profeti alejhi selam kur hynte në banjo thonte: “Allahume inij eudhu bike minel khubuthi uel khabaith” (O Allah unë të kërkoj mbrojtje nga xhindët meshkuj dhe femra)[13].

7- Mos drejtimi nga kibla.

Transmetohet nga Ebu Ejub El-Ensari – radija Allahu anhu – se ka thënë: “Ka thënë Profeti alejhi selam: Nëse shkon ndonjëri prej jush në banjo, të mos drejtohet nga kibla, as të mos i kthejë shpinën, por kthehuni nga lindja apo perëndimi[14][15].

Transmetohet nga Selmani – radija Allahu anhu – se iu tha atij: Ju ka mësuar profeti juaj çdo gjë deri dhe uljen dhe ngritjen kur kryeni nevojën. I tha: “Po, na ka ndaluar ti drejtohemi kibles kur kryejmë nevojën e madhe apo të vogël, të pastrohemi me të djathtën, të pastrohemi me më pak se tre gurë, të pastrohemi me bajgë apo me kockë”[16].

Ka thënë Ibën Hazmi – Allahu e mëshiroftë – : “Nuk lejohet të drejtohesh nga kibla apo ti kthesh shpinën asaj për kryerjen e nevojës së madhe dhe të vogël as në ndërtesa dhe as në shkretëtirë dhe nuk lejohet vetëm drejtimi nga kibla po ashtu në shpëlarje. (Pastaj përmendi hadithin e Ebu Ejubit – radija Allahu anhu – dhe të tjera dhe përmendi gjithashtu kush e ka thënë këtë nga selefët”.

Transmetohet nga Jahja bin Jahja se ka thënë: I thashë Sufjan bin Ujejnes: Ke dëgjuar Zuhrin të përmendë për Ata’e bin Jezid El-lejthi nga Ebu Ejubi: se profeti alejhi selam ka thënë: “Nëse veni tek vendi i nevojës mos ju drejtoni kibles dhe as mos i ktheni shpinën kur bëni urinën ose nevojën e madhe por drejtohuni nga lindja ose perëndimi”dhe se Ebu Ejubi ka thënë: “Erdhëm në Sham i gjetëm nevojtoret të ndërtuara nga ana e kibles, a të mënjanohemi dhe të kërkojmë falje Allahut? Tha (Sufjan bin Ujejne): po ”[17]

Ndoshta krijon problem për disa hadithi i Ibën Umerit – radijaAllahu anhuma – se ka thënë: U ngjita mbi shtëpinë e Hafsës për një nevojë dhe pashë profetin alejhi selam që kryente nevojën me shpinë nga kibla dhe me drejtim nga shami[18]. Dhe fjala e Meruan El–Esfer: “E uli Ibën Umeri devenë e tij në drejtim të kibles pastaj u ul të urinojë tek ajo, i thashë: O Ebu Abdurrahman, a nuk është ndaluar kjo: tha: po kjo është e ndaluar në hapësirë të gjerë, por nëse ka mes teje dhe kibles gjë që të mbulojë, ska gjë”[19].

Përgjigja për këtë është:

“1- Të gjitha tekstet që lidhen me çështjen në fjalë nuk janë tjetër vetëm se fjalë ose vepra përveç çështjes së Ibën Umerit që është meukuf dhe nuk ndeshet merfui me meukuf siç dihet.

2- Nëse bien ndesh fjala dhe vepra, i jepet përparësi fjalës mbi veprën siç është rregulli në bazat e fikhut. Fjala urdhëron për mosdrejtim nga kibla dhe mos kthim i shpinës në urinim dhe jashtëqitje.

3- Kur bien ndesh një ndalim me një lejim i jepet përparësi ndalimit mbi lejimin.

4- Ka ardhur ndalim për të pështymët në drejtim të kibles, siç është në hadithin: “Kush pështyn në drejtim të kibles, vjen në ditën e kijametit me pështymën para syve”[20].

Nga ky hadith nxirret se ndalimi për drejtimin nga kibla në urinim dhe jashtëqitje është absolut, i përfshin shkretëtirën dhe ndërtesat, sepse nëse përftohet nga hadithi se të pështymët në drejtim të kibles nuk lejohet kategorikisht, nevoja e vogël dhe e madhe në drejtim të saj është më parësore të mos lejohet”[21].

8- Ruajtja nga urina që të mos prekë trupin apo rrobat dhe kërcënimi në lënien e larjes nëse prek trupin dhe rrobat.

Transmetohet nga Ibën Abasi – radija Allahu anhuma –se ka thënë: Kaloi profeti alejhi selam mbi një kopsht nga kopshtet e Medines apo të Mekës dhe dëgjoi zërat e dy njerëzve që dënoheshin në varret e tyre. Tha profeti alejhi selam: “Dënohen dhe nuk dënohen për ndonjë gjë të madhe”, pastaj tha: “Po, njëri prej tyre nuk pastrohej nga urina, kurse tjetri merrej me thashetheme”[22]

9- Mospastrimi me të djathtën.

Kjo për shkak se ka ardhur në hadithin e Selmanit: “ … Na ka ndaluar ti drejtohemi kibles për nevojën e madhe apo të vogël, të pastrohemi me të djathtën apo të pastrohemi me më pak se tre gurë”[23].

Transmetohet nga Aishja – radija Allahu anha – se ka thënë: Dorën e majtë profeti alejhi selam e përdorte për banjon dhe për gjërat e pista ndërsa të djathtën e përdorte për abdes dhe për ushqim.

Transmetohet nga Ebu Katade – radija Allahu anhu – se ka thënë: Ka thënë i dërguari i Allahut sala Allahu alejhi ue selam: Kur të pijë ndonjëri prej jush, të mos marrë frymë në enë, kur të vejë në banjo të mos e prekë organin me dorën e djathtë  dhe të mos pastrohet me të djathtën[24].

Transmetohet gjithashtu nga ai se ka thënë: ka thënë i dërguari i Allahut – sala Allahu alejhi ue selam – : “Kur të hyjë ndonjëri prej jush në banjo, të mos e prekë organin me të djathtën”[25].

10- Pastrimi me ujë.

Transmetohet nga Enes bin Maliku se ka thënë: Profeti alejhi selam kur dilte për të kryer nevojën vinim unë me një djalë me një enë prej lëkure me ujë, d.m.th. pastrohej me të[26].

Po nga ai – radija Allahu anhu – transmetohet se ka thënë: Dilte profeti alejhi selam për të kryer nevojën dhe unë i sillja ujë që të shpëlahej me të[27]

11- Nëse pastrohet me gurë të mos përdorë më pak se tre.

Nga hadithi i Sulejmanit që kaloi: “Na ka ndaluar të drejtohemi nga kibla për nevojë të madhe apo të vogël … apo të pastrohemi me më pak se tre gurë”.

Gjithashtu nga hadithi i Ebu Hurejrës – radija Allahu anhu – : “ … urdhëronte për tre gurë dhe ndalonte nga bajga dhe nga kocka e vjetër[28]”.

Dhe nga fjala e profetit alejhi selam: “Nëse shkon ndonjëri prej jush në banjë, të pastrohet me tre gurë se ato mjaftojnë”[29].

12- Mospastrimi me bajgë a kockë.

Transmetohet nga Ebu Hurejra – radija Allahu anhu – se ka thënë: Ndoqa profetin – sala Allahu alejhi ue selam – kur doli për të kryer nevojën. Ai nuk kthehej. Unë iu afrova dhe ai më tha: “Më kërko ca gurë të heq papastërtinë – apo diçka të ngjashme – dhe mos më sill kockë as bajgë”. I solla gurë në cep të rrobës dhe ia vendosa në anë dhe i ktheva shpinën. Kur mbaroi e ndoqi (u pastrua) me to.

Transmetohet nga Abdurrahman bin El- Esued nga i ati i tij se ai ka dëgjuar Abdullahin të thotë: “I erdhi profetit alejhi selam nevoja dhe më urdhërojë mua ti sillja tre gurë. Gjeta dy gurë dhe kërkova për të tretin por nuk gjeta dhe mora një bajgë dhe ia solla. Ai i mori dy gurët dhe e hodhi bajgën dhe tha: kjo është e pistë”[30]

Transmetohet nga Xhabiri – radija Allahu anhu – se ka thënë: “Ka ndaluar profeti alejhi selam të pastrohemi me kockë apo bajgë”[31].

E ka arsyetuar profeti alejhi selam shkakun e ndalimit të pastrimit me bajgë dhe kockë sepse është ushqim për vëllezërit tanë xhinë, siç është tek hadithi i Ibën Mes’udit – radija Allahu anhu –nga profeti alejhi selamse ka thënë: “Mos u pastroni me bajgë e as me kockë, sepse ai është ushqim i vëllezërve tuaj xhinë”[32].

13- Mosdhënia e selamit gjatë kryerjes së nevojës.

Transmetohet nga Ibën Umeri – radija Allahu anhuma – se një burrë kaloi ndërkohë që profeti alejhi selam po urinonte dhe i  dha selam. Ai nuk ia ktheu derisa mori abdes, pastaj i kërkoi ndjesë dhe i tha: “E urreva të përmend Allahun – aze ue xhele – vetëm se i pastër ”[33].

14- Të thotë kur të dalë nga banja: “Ghufraneke” (Të kërkoj falje Ty o Zot).

Siç ka ardhur në hadithin e Aishes – radija Allahu anha – : se ka thënë: Profeti alejhi selam kur dilte nga banja thoshte: gufraneke[34].

15- Fërkimi i dorës pas tokës pas pastrimit.

Transmetohet nga Ebu Hurejra – radija Allahu anhu – “se Profeti – sala Allahu alejhi ue selam – kreu nevojën pastaj u pastrua nga një enë pastaj fërkoi tokën përtoke”[35].

Përdorimi i sapunit apo gjërave të ngjashme vlejnë të përdoren.

A lejohet urinimi në këmbë?

Ka ardhur nga Aishja – radija Allahu anha – fjala: “Kush thotë se profeti urinonte në këmbë, mos e besoni, ai nuk urinonte vetëm se ulur”[36]

Nuk ka dalë nga Aishja –radija Allahu anha – mohim, ajo ka thënë atë që ka ditur.

Ka ardhur pohim për këtë nga Hudhejfja – radija Allahu anhu – dhe ka treguar atë që ka ditur dhe i japim përparësi mbi mohimin. Kjo është në hadithin: “Iu afrua profeti alejhi selam mbeturinave të një lagjeje dhe urinoi në këmbë”[37]. Dhe i japim përparësi atij që di një argument mbi atë që nuk di.

Ka thënë El- Hafidh në “Elfet’h”: “Ka ardhur nga Umeri, Aliu, Zejd bin Thabit e të tjerë se ata urinonin në këmbë që tregon për lejim dhe jo mospëlqim nëse ruhet nga stërpikja dhe Allahu e di më së miri. Nuk ka ardhur gjë ndalim nga profeti alejhi selam siç e kam shpjeguar në fillimet e shpjegimit të Tirmidhiut dhe Allahu e di më së miri”.

Ndërsa fjala e Umerit – radija Allahu anhu – : Nuk kam urinuar në këmbë që kur kam pranuar islamin, vihet përballë fjalës së Zejdit  – radija Allahu anhu – : Kam parë Umerin duke urinuar në këmbë.

Ka thënë shejhu ynë – hafidhahu Allahu – : “Ndoshta kjo ka ndodhur me Umerin – radija Allahu anhu – pas fjalës së tij të parë dhe pasi i është bërë e qartë se ska gjë të urinosh në këmbë”.

Në mënyrë përmbledhëse siç e ka thënë El- Hafidh – rahimehu Allah – : Lejohet urinimi në këmbë pa mospëlqim nëse i ruhet stërpikjes.

Marrë nga libri Enciklopedia e Fikhut, Husejn Auajsheh

Perktheu Teuta Xeka

 

[1] E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani

[2] E transmeton Ebu Daudi dhe e saktëson sheikh Albani.

[3] E transmeton Es-Serraxh dhe e saktëson sheikh Albani.

[4] E saktëson shejh Albani.

[5] Ka thënë Hatabi: është vendi që njerëzit e marrin për të pushuar, për tu freskuar, qëndrojnë dhe ulen aty.

[6] E transmeton Muslimi.

[7] E transmeton Muslimi.

[8] E transmeton Muslimi.

[9] E saktëson shejh Albani.

[10] E saktëson shejh Albani.

[11] E transmeton Buhariu.

[12] E saktëson shejh Albani.

[13] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[14] Jo për të gjitha vendet i bie që të kthehen nga këto dy anë për të mos qenë para apo pas kibles. Qëllimi është: të mos e ketë kiblën as para dhe as mbrapa siç dhe kutohet nga fillimi i hadithit.

[15] E transmeton Buhariu.

[16] E transmeton Muslimi.

[17] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[18] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[19] E saktëson shejh Albani.

[20] E saktëson shejh Albani.

[21] Kjo është ideja e asaj që më ka thënë shejh Albani.

[22] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

[23] Hadithi është përmendur përpara.

[24] E transmeton Buhariu dhe Muslimi

[25] E transmeton Muslimi.

[26] E transmeton Buhariu dhe afërsisht kështu është dhe te Sahihu i Muslimit.

[27] E transmeton Muslimi.

[28] E saktëson shejh Albani. Hadithi ka kaluar.

[29] E saktëson shejh Albani. Kuptohet nga hadithi se më pak se tre gurë nuk mjaftojnë.

[30][30] E transmeton Buhariu.

[31] E transmeton Muslimi.

[32] E saktëson shejh Albani.

[33] E saktëson shejh Albani

[34] E saktëson shejh Albani

[35] E saktëson shejh Albani.

[36] E saktëson shejh Albani.

[37] E transmeton Buhariu dhe Muslimi.

Loading...