I Dërguari i Allahut nuk pushon së ftuari në teuhid, madje dhe në luftë.
Kur doli grupi i besimtarëve sahabët e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të, për në betejën e Hunejnit, në gjirin e tyre ndodheshin edhe disa njerëz që ishin të rinj në fenë islame. Ata panë idhujtarët duke varur armët në një pemë që e quanin “Dhatu Enuat” prej së cilës kërkonin begati, ashtu siç bëjnë shumë nga muslimanët e paditur sot që e kanë shpërfillur dhe humbur Allahun duke iu drejtuar krijesave të Tij. Këta njerëz që kishin pak kohë që kishin dalë nga injoranca dhe shirku thanë: “O i Dërguar i Allahut! Na e cakto edhe neve një “Dhatu Enuat” ashtu siç e kanë edhe ata një të tillë. Ai, Paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, tha: Allahu ekber (Allahu është më i madhi)! – dhe në një version tjetër: Subhanallah (I lavdëruar qoftë Allahu)!- Me të vërtetë këto janë tradita. Betohem në Atë në dorën e të Cilit është shpirti im se keni thënë ashtu siç i tha populli i Musait atij: “Na bëj dhe neve një te adhuruar siç kanë ata të adhuruarit e tyre.” | Suretu El Araf: 138 | Hadithin e transmeton Ahmedi dhe është i saktë.
Meditoni pak mbi këtë hadith sesa madhështor është ai! Nuk e ndaloi Profetin, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, fakti që ata ishin të rinj në islam që t’i qortonte dhe t’u tërhiqte vëmendjen nga një fjalë që të shpie në shirk. Nuk e ndaloi Profetin, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, fakti se ai kishte dalë bashkë me këtë grup të mirë njerëzish për të luftuar mosbesimtarët që të heshtte ndaj një gabimi të tyre në akide (besimi islam). Nëse ai do heshtte xhihadi do haste në vështirësi e pengesa, dhe do kishte marrë ndonjë përfundim tjetër për të cilin Allahu është më i Dituri. Pra, nuk lejohet kurrsesi të heshtet ndaj së drejtës së Allahut për t’u adhuruar i Vetëm. Ky është një kusht madhështor.
Përderisa umeti islam të mos ketë vërtetuar teuhidin, përderisa të heshtet ndaj të moshuarve madje edhe ndaj shumë prej intelektualëve të cilët kapen pas gënjeshtrave të ndonjë magjistari ose lajmeve të ndonjë fallxhori, apo kapen pas disa shpresave të humbura tek varri i ndonjë njeriu të mirë apo vepra të tjera të njohura në ditët e sotme që konsiderohen si shirk, ky umet nuk mund të kërkojë triumf e as të pretendojë lavdi.
Nëse kjo ishte ashpërsia dhe zemërimi i të Dërguarit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, për hir të Allahut ndaj atij që thjesht kërkoi të përngjasonte me atë që varte armën në një pemë pa e adhuruar atë apo pa iu lutur asaj, si do ishte reagimi i Profetit ndaj atij që i kërkon ndihmë ndonjë të vdekuri në varr apo mbart me vete dhè ose diçka tjetër nga gjurmët (mbetjet) e tij duke kërkuar fitoren?!
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “Igathetul lehfan” 2/205 shprehet: “Nëse përdorimi i kësaj peme për të varur armët apo për të qëndruar rreth saj konsiderohet si adhurim i një zoti tjetër bashkë me Allahun e Lartësuar, megjithëse ata nuk e adhurojnë atë pemë apo i luten asaj, atëherë si mund të jetë gjykimi për të qëndruarit rreth varrit, të kërkuarit atij ndërmjetësim, të luturit apo të bërit dua tek ai? E si mund të krahasohet fitneja (sprova, trazira) e pemës me atë të varrit nëse ata që bëjnë shirk dhe bidatçinjtë do ta kuptonin?!”
Thotë autori: Akoma vazhdojnë njerëzit të përmendin persona që nuk dilnin për të luftuar komunistët pa marrë si ndërmjetës tek Allahu ndonjë nga banorët e varreve. Allahut i ankohemi për këtë gjë!
Akoma vazhdojnë njerëzit të dëgjojnë persona të cilët thonë: Mos i dekurajoni (pengoni) muxhahidinët duke folur për teuhidin dhe duke tërhequr vërejtje nga shirku!! E pra, vështro se çfarë ndryshimi ka ndërmjet thirrjes së tyre dhe thirrjes së të Dërguarit, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të!
Ibën Tejmije u mëson njerëzve teuhidin gjatë luftës për mbrojtje.
Kur tartarët sulmuan banorët e Shamit, muslimanët dolën për tu bërë ballë ndërkohë që shirku ishte i përhapur në mesin e tyre. Në këtë situatë, Ibën Tejmije filloi të saktësonte akiden e njerëzve dhe t’i ftonte ata për në teuhid, sikurse ai vetë e përmend këtë fakt në librin “Kundërpërgjigja ndaj Bekrit”, i botuar me titull “Telhis kitabul istigathe” 2/ 731-738: “Disa nga dijetarët e mëdhenj e të njohur prej shokëve tanë thonin: Kjo është gjëja më madhështore që na ke sqaruar, – sepse ai e dinte se kjo është baza e fesë. Ndërkohë që në anën tjetër ai apo të tjerë si ai u luteshin të vdekurve, u kërkonin atyre t’i mbronin dhe u përgjëroheshin. Madje, ndoshta ajo që bënin me të vdekurit ishte më e madhe se kaq, pasi ata u drejtoheshin atyre në rast të ndonjë nevojë ekstreme (katastrofe) që u kishte rënë. U luteshin si nevojtarë duke shpresuar përmbushjen e nevojave që kishin, duke kërkuar ndërmjetësim prej tyre apo duke u lutur tek varret e tyre. Kjo gjë ndryshonte nga adhurimi që i bënin Allahut të Lartësuar dhe lutja që i drejtonin Atij, gjëra të cilat shpeshherë i bënin nga tradita dhe shtirja. Gjendja ishte aq e keqe saqë kur armiku i dalë nga sheriati (legjislacioni) islam iu vërsul Shamit, njerëzit dolën të kërkonin ndihmë prej të vdekurve nëpër varre duke shpresuar që ata t’ua largonin të keqen (fatkeqësinë) që i kishte pllakosur.
Disa poetë e përshkruan këtë situatë duke thënë:
O ju që tartarëve u frikësoheni,
Varrit të Ebu Umerit ndihmë kërkojini.
Apo:
Varrit të Ebu Umerit mbrojtje i kërkoni,
Që nga e keqja ju të shpëtoni.
Thotë autori: Shpresoj që lexuesi ta ketë kuptuar se kjo gjë ka ndodhur gjatë xhihadit mbrojtës (xhihad ed def’i) dhe jo xhihadit të nisur vetë (xhihad et taleb). Në tekstin e mësipërm ka një kundërvënie të qartë ndaj atyre të cilët nuk i kushtojnë rëndësi të saktësuarit të akides gjatë këtij lloji të xhihadit, me pretekstin se kjo gjë i përket vetëm xhihadit të nisur vetë. Allahu është Ai që e jep suksesin!
Edhe nëse në gjirin e një ushtrie në të cilën ekzistojnë vepra shirku do ndodheshin njerëz të devotshëm, ata do mundeshin.
Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, pas fjalës së mëparshme të tij vazhdon edhe më tej duke thënë: U thashë atyre: Nëse personat të cilëve u kërkoni ndihmë do ndodheshin përkrah jush në betejë, do mundeshin ashtu sikurse u mundën muslimanët në luftën e Uhudit. Kjo ngase Allahu e ka përcaktuar se një ushtri mund të mposhtet si rezultat i faktorëve që të shpien në këtë gjë dhe sipas një urtësie të Allahut të Lartëmadhëruar në atë rast.
Cilët ishin ata që e lanë luftën për shkak të bidateve dhe shirkut?
Më tej vazhdon Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, e shprehet: Për këtë arsye dijetarët të cilët e njihnin thellë fenë dhe ishin largpamës, nuk luftuan për shkak se ajo nuk konsiderohej luftë e rregullt në përputhje me sheriatin për të cilën ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, si dhe për shkak të pasojave që ajo sillte si sherri, fesadi (shkatërrimi) dhe mosarritja e fitores së kërkuar nga kjo luftë. Pra, në këtë rast nuk ka shpërblim për këtë luftë as në dynja e as në botën e ardhshme për atë që i kupton këto gjëra. Ndërsa shumë prej atyre të cilët besuan se ajo luftë ishte në përputhje me sheriatin do të shpërblehen sipas qëllimeve të tyre. Më pas filluam t’i urdhëronim njerëzit që t’ia përkushtonin adhurimin (fenë) vetëm Allahut, t’i kërkonin ndihmë vetëm Atij dhe se nuk lejohet t’i kërkohet ndihma askujt tjetër përveç Allahut, pra as nga ndonjë engjëll i afërt (tek Allahu) e as nga ndonjë profet i dërguar, sikurse thotë Allahu i Lartësuar për ditën e Bedrit: “(Përkujtoni) Kur ju kërkuat ndihmë te Zoti juaj dhe Ai u përgjigj …” | Suretu El Enfal: 9 |
Transmetohet se i Dërguari i Allahut, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, ditën e Bedrit thoshte: “O i Gjallë o i Përjetshëm, nuk ka të adhuruar të vërtetë përveç Teje! Me mëshirën Tënde të kërkoj ndihmë.” Në një version tjetër thuhet: “Ma përmirëso të gjithë çështjen dhe mos më lër të mbështetem tek vetja ime qoftë dhe për një moment, e as tek ndonjë prej krijesave të Tua!”
Thotë autori: Allahu e mëshiroftë shejhun me mëshirë të pafund! Ibën Bata transmeton në librin e tij ” El Ibane”, kapitulli i kaderit (parapërcaktimit) me nr. 1848, se Umer ibën Abdulazizi ka thënë: “Mos luftoni përkrah kaderive se ata nuk ndihmohen nga Allahu.”
Fitorja e muslimanëve ndaj tartarëve pasi saktësuan akiden e tyre dhe pasuan të Dërguarin.
Më tej, vazhdon të shprehet Ibën Tejmije pas fjalës së lartpërmendur: “Atëherë kur njerëzit e përmirësuan gjendjen e tyre dhe u treguan të sinqertë në kërkimin e ndihmës prej Zotit të vet, Ai i ndihmoi ata të triumfonin ndaj armikut të tyre me një fitore të madhe. Nuk ishin mposhtur ndonjëherë tartarët deri në atë kohë si atë rradhë. Kjo erdhi pasi teuhidi (njësimi) i Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj të Dërguarit të Tij, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, u bënë realitet, gjë e cila nuk kishte ndodhur më përpara. Padyshim që Allahu e ndihmon të Dërguarin e Tij dhe besimtarët në jetën e kësaj bote dhe në ditën kur do ngrihen e do paraqiten dëshmuesit (në ditën e llogarisë).”
Thotë autori: Kjo na jep të kuptojmë se të fuqizuarit (konsolidimi) e muslimanëve në tokë nuk do të realizohet derisa feja e saktë të depërtojë thellë në shpirtrat e tyre. Këtë e vërteton dhe fjala e Allahut të Lartësuar në librin e Tij: “… Sigurisht që Allahu nuk do ta ndryshojë (për mirë) gjendjen e një populli (që bën gjynahe, që është mosmirënjohës e i pabindur ndaj Allahut) përderisa ata të ndryshojnë vetveten (për mirë, duke ndryshuar shpirtin dhe punët e tyre)…” | Suretu Er Rra’d: 11 |
Analizo fjalën e Ibën Tejmijes, Allahu e mëshiroftë, kur thotë: “Kjo erdhi pasi teuhidi (njësimi) i Allahut të Lartësuar dhe bindja ndaj të Dërguarit të Tij, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të, u bënë realitet”. Në mënyrë që të kuptosh arsyen se pse dijetarët kanë vënë si kusht për arritjen e triumfit të njësuarit e Allahut dhe të pasuarit e të Dërguarit të Tij, paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të. Ndaj këtyre dy kushteve nuk i mbyll sytë askush përveç ndonjë makiavelisti në zemrën e të cilit është rrënjosur rregulli çifut: “Qëllimi e justifikon mjetin”. Allahu është Mbrojtësi!
Kjo është çështja e parë me të cilën i përkujtoj vëllezërit e mi. I lutem Allahut të na i qetësojë kraharorët tonë me teuhid dhe të na udhëzojë në rrugën e Tij të drejtë!
Shkroi: Abdul Malik Ramadani, Allahu e ruajtë.
Dosje: Vllazëria