A do ta dish sa i mëshirshëm është me ty Profeti yt – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të? Lexoje hadithin e mëposhtëm!
Nëna e besimtarëve, Aisha (Allahu qofte e kenaqur prej saj) thotë: Kur e pashë Profetin (alejhis selam) të gëzuar i thashë:
O i Dërguari i Allahut! Lutu për mua!
– Ai tha: O Zoti ynë falja mëkatet Aishes, ato që ka bërë më parë dhe ato që do të bëjë më vonë, ato që i ka fshehur dhe ato që i ka bërë haptazi.
– Atëherë Aisha qeshi derisa koka e saj u mbështet te prehri i Profetit (alejhis selam)
– Ai i tha: A te gezon duaja ime?!
– Ajo tha: E si të mos më gëzojë duaja jote?!
– Ai tha: Uallahi (Pasha Allahun) kjo është lutja ime për umetin tim në çdo namaz që e fal.”
[Vargu I haditheve te sakta 5/324].
Kjo është mëshira që ka Lajmëtari i Zotit, Muhammedi – mbi të qoftë paqja dhe lavdërimi i Allahut – po mëshira e Atij që e ka dërguar Muhamedin – alejhisselam – si mëshirë për botët mbarë, si do të jetë?!
O Allah mëshirën Tënde kërkojmë!
Perktheu Emin Bilali
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve