Sahabët janë siguri për këtë umet

Sahabët janë siguri për këtë umet

Prej pozitës së lartë të tyre është se ata u ngritën në pozitën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem), e cila është një pozitë madhështore.

I dashuri ynë (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka qenë siguri për umetin gjatë jetës së tij, dhe kur vdiq sahabët ishin siguri për umetin pas vdekjes së tij.

Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Yjet janë siguri për qiellin, e nëse ikin (zhduken) yjet i vjen (ndodh) qiellit ajo që është premtuar.  Unë jam siguri për shokët e mi, prandaj kur të iki unë sahabëve do u vijë (ndodhë) ajo që u është premtuar (caktuar). Shokët e mi janë siguri për umetin tim, dhe kur të ikin (largohen) shokët e mi do i vijë (ndodhë) umetit ajo që i është premtuar.”

Allahu Ekber! Shokët e të Dërguarit të Allahut (radijallahu anhum) kanë qenë siguri për umetin prej humbjes dhe fitnes.

Prandaj, kush kthehet tek fjalët e tyre (sahabëve) dhe dëgjon çfarë kanë thënë, ai është larg prej trazirave (që do ndodhin), i kthyer tek Allahu i Madhëruar dhe i bindur ndaj Tij.

Kur të ikin sahabët dhe njerëzit të cilët i pasuan dhe u udhëzuan me udhëzimin e tyre, umetit do t’i vijnë (ndodhin) trazirat.

Ata (kënaqësia e Allahut qoftë mbi ta!) kanë qenë siguri për umetin, prandaj kur të ikin shokët e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) umetit do t’i ndodhë ajo që i është premtuar (caktuar); prej humbjes së disave prej tyre, ndarjes në grupacione, trazirave, shtimit të grindjeve dhe përçarjes së umetit.

 

Shejh Sulejman er-Ruhajli (Allahu e ruajttë!)

Përktheu: Unejs Sheme