Shakaja sipas sunetit

July 2, 2015

Nga Ibn Abasi radijAllahu anhu përcillet se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos debato me vëllanë tënd dhe mos bëj shaka me të.” (Transmeton Tirmidhiu në “Esh shemail”.)
Ka thënë shejh El Xhezerij se zinxhiri i tij është i mirë. Dhe ka thënë Alij ibn Sultan: Ky hadith është transmetuar me zinxhir të saktë.

Ka thënë Imam Neueuij: “Dije se shakaja e ndaluar është ajo që teprohet dhe bëhet vazhdimisht, sepse kjo çon tek e qeshura (e shumtë) dhe për pasojë shkakton ngurtësimin e zemrës. Ajo të angazhon nga përmendja e Allahut dhe nga mendimi për gjërat e rëndësishme fetare. Në më të shumtën e rasteve çon në lëndimin e ndokujt, shkakton urrejtje dhe ul personalitetin dhe dinjitetin.

Ndërsa nëse shpëton prej këtyre gjërave, ajo është e lejuara që e vepronte ndonjëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem për ndonjë dobi, si p.sh. për ta rehatuar atë të cilit i drejtohej apo për ta gëzuar. Kjo është një sunet i pëlqyer, ndaj mësoje mirë këtë gjë sepse nevoja për të është e madhe!”

Nga shakatë e Profetit  sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ishte ajo që i ka thënë Enesit, shërbëtorit të tij të vogël: “O ti me dy vesh”.
Kanë thënë dijetarët: Kjo ishte prej shakave të tij dhe sjelljes së tij të butë. Enesi ishte i vogël dhjetë vjeç dhe i shërbente Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, prandaj ai bëri shaka me të për shkak se ai ishte fëmijë.

Prej shakave të tij ishte se ai i hodhi ujë nga goja e tij, duke e spërkatur në fytyrë Muhamed ibn Rabian kur ky ishte 5 vjeç duke bërë shaka me të.
Bereqeti i kësaj ishte se kur ky fëmijë u rrit, nuk mbeti në mendjen e tij diçka tjetër për të transmetuar (prej Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) veç kësaj ndodhie. Me këtë u konsiderua prej sahabëve dhe prej transmetuesve prej tyre, dhe kjo moshë u konsiderua (prej dijetarëve të hadithit) mosha më e vogël që dikush mund të mbartë hadithin.”

 

Marrë nga libri: “Xhemul uesail fi sherhi esh-shemail”

Autor: Alij ibn Sultan

Dosje:

Loading...