Shejtani i mallkuar ha, pi, strehohet dhe urinon siç ka thënë Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në hadithin mutefekun alejhi. Ndërsa në lidhje me personin që fjeti deri sa u zbardh, Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Këtij i ka urinuar shejtani në veshin (apo veshët) e tij.” Shënon Buhariu (3270) dhe Muslimi (774)
Ai qesh kur personit i hapet goja dhe nuk e mbulon atë duke vendosur dorën ose rrobën e tij.
Ai qan kur njeriu lexon ajetin e sexhdes dhe bie në sexhde. Shejtani largohet, qan dhe thotë: “Biri Ademit u urdhërua me sexhde dhe ra në sexhde, dhe për të është Xheneti. Ndërsa unë u urdhërova për bërjen e sexhdes dhe kundërshtova, dhe për mua është zjarri.” Shënon Muslimi (81).
Ai ikën dhe lëshon gazra e kjo ndodh kur thirret ezani. Siç ka ardhur në hadithin që gjendet në dy librat e saktë të haditheve (Buhariu dhe Muslimi) se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kur thirret ezani për namaz shejtani ikën duke lëshuar gazra. Kur mbaron ezani kthehet, kur thirret ikameti ikën dhe kur mbaron (dhe fillon namazi) kthehet dhe i hedh vesvese njeriut në zemër duke i thënë: Kujto këtë e atë gjë, derisa (njeriu) nuk di se sa rekate ka falur, tre apo katër.” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
Ai ulet (qëndron) mes hijes dhe diellit, prandaj dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga një ulje e tillë siç gjendet në “Musnedin” e imam Ahmedit dhe “Sunen” të Ebu Daudit. Këtë hadith e ka saktësuar Shejh Albani.
Ai ecën me një nallane (këpucë, shapkë, sandale) të vetme siç gjendet tek Tahaviu dhe e ka saktësuar Shejh Albani. Prandaj dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar nga ecja me një këpucë (sandale etj.) të mbathur, siç gjendet në dy librat e saktë të haditheve (Buhariu dhe Muslimi).
Çelësi i punës së tij është shprehja “sikur” siç ka ardhur në hadithin e Ebu Hurejres (radijAllahu anhu) që e shënon Muslimi (2664), se Profeti (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nëse të godet diçka mos thuaj: Sikur të veproja kështu apo ashtu. Por thuaj; KaderAllahu ue ma shae feal – Caktimi i Allahut, bëhet ajo që Ai dëshiron. Kjo ngase shprehja ‘sikur’ i’a hap punën shejtanit.”
Përgatiti: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve