Shembulli i atij që i lutet dikujt tjetër veç Allahut!
1- Allahu i lartësur ka thënë: “O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhe një mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).” surja: el-Haxh: 73.
Allahu i lartësuar në këtë ajet u drejtohet njerëzve në përgjithësi që ta dëgjojnë këtë shembull madhështor. U drejtohet duke u thënë: Këta njerëz të mirë, apo të tjerë, që ju u drejtoni atyre lutjet kur jeni në vështirësi që t’ju ndihmojnë, ata nuk munden që t’ju vijnë në ndihmë. Përkundrazi ata nuk munden që të krijojnë asnjë krijesë qoftë edhe një mizë. E nëse miza u merr atyre ndonjë gjë prej ushqimit apo pijes që ata posedojnë, ata nuk munden që t’ia marrin mbrapsht atë. Kjo tregon se sa të dobët janë ata, si dhe sa e dobët është miza. Atëherë si ka mundësi që ju u luteni atyre kur jeni në vërshtirësi?!
Në këtë shembull ka një qortim të madh ndaj atij që i lutet dikujt tjetër përveç Allahut, qofshin ata prej pejgamberëve apo njerëzve të mirë!!
2- Allahu i lartësuar ka thënë: “Vetëm për Atë është lutja e vërtetë! Kurse idhujt, të cilëve jobesimtarët u luten në vend të Allahut, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre aspak. Rasti i tyre është si rasti i atij që i zgjat duart tek uji, për t’i ardhur te goja, por ai kurrsesi nuk i vjen. Lutja e jobesimtarëve është e kotë.” surja: er-Rad: 14.
Ky ajet tregon se lutja që është adhurim duhet që të jetë vetëm për Allahun e vetëm. Kurse ata që i luten tjetër kujt përveç Allahut, ata nuk kanë dobi prej tyre, e as ata nuk mund tu përgjigjen atyre. Shembulli i tyre është si shembulli i personit i cili qëndron në buzë të purimit në mënyrë që të marrë ujë me dorën e tij, por e ka të pamundur.
Muxhahidi ka thënë: ‘Ai e kërkon ujin me gjuhën e tij dhe bën me shenjë kah ai, por nuk mundet që t’i afrohet.’ Këtë e përmend imam Ibn Kethiri në librin e tij në kometimin e Kuranit.
Më pas Allahu i lartësuar gjykoi ndaj atyre që i luten tjetër kujt përveç Allahut se ata konsiderohen si jobesimtrë dhe se lutjet e tyre janë të kota dhe këtë e tregon në fjalën e Tij ku thotë: “Lutja e jobesimtarëve është e kotë.”
O vëlla musliman! Bëj kujdes e mos iu lut askujt tjetër përveç Allahut, sepse do të konsiderohesh jobesimtarë dhe do të humbasësh. Lutju Allahut të vetëm i cili është i Plotfuqishëm në mënyrë që të jesh prej besimtarëve që e besojnë vetëm Allahun.
“Rruga e grupit të shpëtuar” Xhemil Zejno
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: idhujtaria, Shirku
Të Ngjashme
- Gjykimi i magjisë dhe fallit Udha e Besimtarëve
- Kini kujdes nga mëkatet e mëdha Shejh Muhamed Xhemil Zejno
- Historia e Salihut Udha e Besimtarëve
- Dobi dhe mësime të përfituara nga historia e Hudit Udha e Besimtarëve
- Çfarë është dita e Novruzit? A i lejohet një muslimani ta festojë? Udha e Besimtarëve