Pyetje: Deri ku arrin shenjtëria e muslimanit që ka ndërruar jetë? A ka shenjtëri për të në fenë Islame që duhet të mos nëpërkëmbet?
Përgjigje: Është transmetuar nga i dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, siç thuhet në dy librat e saktë, se ai ka thënë: “Vërtetë gjaku, pasuria dhe nderi juaj janë të shenjta, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë, ky muaj dhe ky vend.”
Kjo ka ndodhur kur Profeti, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka mbajtur fjalimin e ditës së kurban Bajramit pikërisht në haxhin e lamtumirës. Ndaj, pasuria e muslimanit që ka ndërruar jetë dhe nderi i tij përfshihen në këtë fjalim të përgjithshëm.
Në përgjigjen e mësipërme kemi përmendur argumente që tregojnë se shenjtëria e muslimanit pasi ndërron jetë, ka të njëjtin gjykim sikur të jetë i gjallë.
Suksesi vjen vetëm me ndihmën e Allahut! Paqja dhe nderimi i Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë Muhamed, mbi familjen dhe pasuesit e tij!
Komisioni i përhershëm i kërkimeve akademike dhe fetvave:
Kryetar: Abdulaziz ibn Baz
Nënkryetar: Abdurrezak Afifi
Anëtar: Abdullah ibn Kaud
Anëtar: Abdullah ibn Gudejan
Përktheu: Ylli Rama
Dosje: Vllazëria
Të Ngjashme
- Vizatimet e qenieve me shpirt përmes inteligjencës artificiale Udha e Besimtarëve
- Selami: Simbol i Fesë dhe Shkak për Hyrjen në Xhenet Dr. Fatmir Strumi
- Fatkeqësia e vdekjes së dijetarëve Dr. Behar Hyseni
- Një veprim që mund ta bëjë abdesin të pavlefshëm Dr. Fatmir Strumi
- Sinqeriteti në tregti Dr. Behar Hyseni