Shpjegimi i poemës që mbaron me shkronjën ‘Ha’ (2)

January 27, 2015

Shejh Salih el Feuzani në shpjegimin e fjalës së imam Ebi Bekr Abdullah bin Ebi Daud es Sixhistani, Allahu e mëshiroftë, thotë:  Më pas autori thotë: “dhe ndiqe udhëzimin.”

“El Huda” është ajo me të cilën u dërgua Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, siç thotë i Madhëruari: “Është Ai i Cili dërgoi të Dërguarin e tij me udhëzimin dhe fenë e vërtetë, në mënyrë që të triumfojë mbi të gjitha fetë edhe pse mushrikët e urrejnë këtë gjë.” | Et Teube: 33.

“El Huda” është dija e dobishme.

“Dijnul hakki” është vepra e mirë.

Ne lexojmë në fund të sures El Fatiha: “Na udhëzo në rrugën e drejtë! Në rrugën e atyre të cilëve u ke dhuruar mirësi, e jo të atyre që kanë merituar zemërimin (Tënd) dhe as të atyre të cilët kanë humbur!

Ata të cilët Allahu u dhuroi mirësi janë ata që bashkuan mes dijes së dobishme dhe veprës së mirë.

Ata të cilët kanë merituar zemërimin e Allahut janë ata që mësuan dijen dhe lanë (braktisën) punën (nuk punuan me atë që mësuan. Sh.p.).

Ata të cilët kanë humbur janë ata që punuan dhe nuk mësuan (punuan pa dije), siç janë sufitë dhe adhuresit injorantë.

 

Marrë nga libri: “Sherh el mendhumeh el haijjeh fi akideh ehlus sunneh uel xhemah”, me shpjegimin e shejhut të nderuar Salih el Feuzani.

Përktheu: Unejs Sheme

Dosje:

Loading...