Kur të fryjnë erërat e tua shfrytëzoi ato

Një fjalë e urtë arabe thotë: “Kur të fryjnë erërat e tua shfrytëzoji ato.”

Dhe kjo ishte ajo që bëri Jusufi – paqja qoftë mbi të – kur mbreti i Egjiptit deshi t’i jepte një post, tha: “Më vendos përgjegjës të depove të tokës, me të vërtetë unë jam ruajtës besnik i pasurisë dhe kam dije në këtë fushë.” (Jusuf: 55)

A ka problem të mbledhësh mes disa synimeve: Dobisë personale me hallall dhe dobisë së të tjerëve nëpërmjet postit?

Vepra e Profetit të Zotit Jusufit, thotë se s’ka problem, sepse ushqimi më i mirë që ha njeriu është ai që e fiton me aftësitë e veta me hallall. Allahu i Lartësuar thotë: “Nuk është gjynah për ju që të kërkoni mirësi nga Zoti juaj (sh.p. tregëti, edhe pse keni ardhur për adhurim/ haxh).” (Bekare: 198)
Umeri – Allahu qoftë i kënaqur me të – thoshte: “Kujt i jepet bereqet në diçka të mos i ndahet asaj.”

Ti bëj shkaqet: Studio, përgatitu, aftësohu, e kur të vijë mundësia kape.

Disa njerëz thonë: “Sa fat ka filani, gjithmonë i ka ecur”, – por ndoshta ‘filani’ s’ka bërë gjë tjetër veçse ka parë çastin dhe e ka kapur.

Prandaj edhe Umerit i erdhi keq kur djali i tij Abdullahu nuk i’u përgjigj pyetjes së Profetit – صلى الله عليه و سلم – sepse e pa si rast që ai të fitonte një dua profetike të pranuar.

Suksesi vjen prej Allahut, ndaj vetëm prej Tij duhet kërkuar.

Emin Bilali