عن حصين بن عبد الرحمن قال: ” كنت عند سعيد بن جبير فقال: أيكم رأى الكوكب الذي انقض البارحة؟ فقلت: أنا، ثم قلت: أما إني لم أكن في صلاة، ولكني لدغت. قال: فما صنعت؟ قلت: ارتقيت. قال: فما حملك على ذلك؟ قلت: حديث حدثناه الشعبي. قال: وما حدثكم؟ قلت حدثنا عن بريدة بن الخصيب أنه قال: “لا رقية إلا من عين أو حمة”. قال: قد أحسن من انتهى إلى. ما سمع ولكن حدثنا ابن عباس عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال: “عُرضت عليّ الأمم، فرأيت النبي ومعه الرهط والنبي ومعه الرجل والرجلان، والنبي وليس معه أحد. إذ رفع لي سواد عظيم فظننت أنهم أمتي، فقيل لي: هذا موسى وقومه، فنظرت فإذا سواد عظيم، فقيل لي: هذه أمتك، ومعهم سبعون ألفا يدخلون الجنة بغير حساب ولا عذاب. ثم نهض فدخل منْزله، فخاض الناس في أولئك؛ فقال بعضهم: فلعلهم الذين صحبوا رسول الله صلى الله عليه وسلم. وقال بعضهم: فلعلهم الذين ولدوا في الإسلام فلم يشركوا بالله شيئا. وذكروا أشياء. فخرج عليهم رسول الله صلى الله عليه وسلم فأخبروه، فقال: هم الذين لا يَسْتَرقون، ولا يكتوون، ولا يتطيرون، وعلى ربهم يتوكلون. فقام عكاشة بن محصن فقال: ادع الله أن يجعلني منهم. قال: أنت منهم. ثم قام جل آخر فقال: ادع الله أن يجعلني منهم. فقال: سبقك بها عكاشة ”
Transmetohet nga Husejn ibn Abdurrahman se ka thënë:
Ishim tek Seid ibn Xhubejri dhe ai pyeti: Cili nga ju e pa yllin që ra mbrëmë?
I thashë: Unë! Por nuk kam qenë duke u falur natën. Kam qenë i helmuar (pickim akrepi).
Tha: Çfarë bëre për helmimin?
Thashë: Kërkova të më bënin rukje (lexim Kurani dhe lutjesh për shërim).
Tha: Çfarë të shtyu ta bësh këtë (me çfarë argumenti)?
Thashë: Një hadith të cilin na e ka thënë Sheabiu.
Tha: Çfarë u ka thënë?
Thashë: Na ka treguar nga Burajdeh ibn Husajb se ka thënë: Nuk bëhet rukje për gjë tjetër përveçse për mësysh dhe helmim.
Tha: I lumtë atij i cili i përmbahet dhe i zbaton hadithet që ka dëgjuar! Por, na ka transmetuar Ibn Abasi se Profeti صلى الله عليه وسلم ka thënë:
“Mu paraqitën popujt dhe pashë profetë që kishin më pak se dhjetë ndjekës, profetë me një apo dy ndjekës, dhe profetë me të cilët nuk ishte askush (nuk i ka ndjekur askush). Mu paraqitën një grup shumë i madh njerëzish dhe mendova se mos ishin ndjekësit e mi por më thanë se ai është Musai dhe populli i tij (ndjekësit e tij). Më pas pashë një grup shumë të madh njerëzish e mu tha se ky është umeti yt, ku në mesin e tyre janë 70.000 të cilët do të hyjnë në xhenet pa dhënë llogari dhe pa u dënuar.”
Pastaj Profeti صلى الله عليه وسلم u ngrit dhe hyri në shtëpinë e tij dhe njerëzit filluan të diskutonin e supozonin se kush mund të jenë ata. Disa thanë: Ndoshta janë shokët e Profetit صلى الله عليه وسلم, disa thanë: Ndoshta janë ata të cilët kanë lindur në Islam e nuk kanë bërë kurrë shirk ndaj Allahut… dhe u përmendën edhe plot gjëra të tjera.
Kur doli Profeti صلى الله عليه وسلم i treguan për diskutimin që kanë pasur. Tha: Janë ata të cilët nuk kërkojnë prej askujt t’i bëjnë rukje e as nuk kërkojnë t’ua djegin plagën me hekur të ndezur (për mjekim kundër infeksionit), e as nuk besojnë në bestytni dhe i mbështeten në çdo gjë Zotit të tyre.
U ngrit Ukasheh ibn Mihsan dhe tha: Lute Allahu të më bëjë prej tyre.
Tha: Ti je prej tyre.
U ngrit një njeri tjetër e tha: Lute Allahu të më bëjë prej tyre.
Tha: E kërkoi këtë gjë para teje Ukasheja.[1]
———————————————–
Jetëshkrimi i njerëzve të përmendur në këtë hadith:
‘Husajn’: është Husajn ibn AbduRrahman es Sulemij el Harithij prej tabi-Tabiinëve (dy breza pas sahabëve). Ka vdekur në vitin 136 në moshën 93 vjeçare.
‘Seid ibn Xhubejr’: është Imami, fekihu (juristi), prej shokëve më fisnik të Abdullah ibn Abasit. E vrau Haxhaxhi në vitin 95, pa i mbushur akoma të pesëdhjetat.
‘esh Sheabij’: emri i tij është Amir ibn Shurahijl el Hemdenij. Ka lindur gjatë periudhës së Khilafetit të Umerit.
‘Burajdeh’: me ‘u’ tek shkronja e parë dhe ‘a’ tek shkronja e dytë, Ibn Husajb ibnul Harith el Eslemij, sahabij i njohur. Ka vdekur në vitin 63.
‘Ibn Abasi’: Sahabiu i nderuar e fisnik, Abdullah ibn Abas ibn AbdulMutalib, djali i xhaxhait të Profetit ﷺ. Ka bërë dua për të Profeti ﷺ: ‘O Allah! Jepi kuptim në fe, mësoja fenë dhe komentimin e Kuranit!’ dhe ashtu u bë. Vdiq në Taif në vitin 68.
‘Ukasheh’: është Ukasheh ibn Mihsan ibn Harthen el Esedij, prej të parëve që kanë pranuar Islamin. Bëri hixhret, mori pjesë në Bedër dhe luftoi në të. Vdiq në vitin 12 në luftën kundër renegatëve (të dalëve nga feja), luftoi kundër tyre nën drejtimin e Khalid ibn Uelidit.
۞۞۞
‘كوكب’: yll.
‘انقض’: ra.
‘البارحة’: nata e kaluar, më e afërta. Thuhet para mesditës: Pashë mbrëmë natën ( (الليل) dhe thuhet pas mesditës: pashë mbrëmë natën (البارحة).
‘لدغت’: helmimi nga pickimi i akrepit. (الدغ) është helmimi nga pickimi.
‘ارتقيت’: Kërkova për ndokënd të më bëjë rukje. Rukja është lexim Kurani dhe lutjesh fetare ndaj të sëmurit.
‘Çfarë të shtyu t’a bësh këtë?’: Cili është argumenti që e lejon këtë?
‘Nuk bëhet rukje për gjë tjetër përveçse për mësysh’: mësyshi: kur ziliqari i bie mësysh dikujt.
‘dhe helmim’: helmimi i akrepit dhe të ngjashmëve me të.
‘përmbahet dhe i zbaton hadithet që ka dëgjuar’: zbaton dijen e cila i ka arritur, ndryshe nga ata që veprojnë pa dije ose nga ata që nuk e zbatojnë dijen që kanë.
‘Mu paraqitën popujt’: thuhet se kjo ka ndodhur natën e Israsë. Allahu ja shfaqi se si do të vijnë popujt në Ditën e Gjykimit.
‘الرهط’: bashkësi me më pak se dhjetë njerëz.
‘dhe profetë me të cilët nuk ishte askush’: nuk i ka ndjekur nga populli i tyre askush.
‘سواد عظيم’: numër i madh njerëzish.
‘dhe mendova mos ishin ndjekësit e mi’: për shkak të numrit të madh të tyre, dhe duke qenë se i sheh nga larg nuk i dallon pamjet individuale.
‘Musa’: Musa bin Imran të cilit i ka folur Allahu.
‘dhe populli i tij’: ndjekësit në Fenë e tij prej pasardhësve të Israilit (Jakubit – alejhi selam).’
‘pa dhënë llogari dhe pa u dënuar’: nuk japin llogari dhe nuk dënohen para hyrjes së tyre në xhenet për shkak të zbatimit plotësisht të Teuhidit nga ana e tyre.
‘ثم نهض’: u ngrit.
‘فخاض الناس في أولئك’: diskutonin e debatonin e binin në kundërshtim me njëri-tjetrin në lidhje me ata shtatëdhjetë mijë, se për shkak të cilës vepër arritën këtë gradë. A e kanë arritur këtë vetëm me një vepër, dhe cila është ajo vepër?
‘dhe i treguan’: ja përmendën Profetit ﷺ mendimet e ndryshme që kishin se kush është për qëllim me ata shtatëdhjetë mijë.
‘ولا يَسْتَرقون’: Nuk kërkojnë prej askujt t’i bëjnë rukje në mënyrë që të i’a dalin mbanë edhe pa u mbështetur njerëzve e pa u kërkuar gjë.
‘ولا يكتوون’: Nuk i kërkojnë askujt t’ua djegë plagën me zjarr (hekur i nxehtë, për mjekim).
‘ولا يتطيرون’: Nuk besojnë në bestytni me zogj dhe gjëra të tjera.
‘dhe i mbështeten në çdo gjë Zotit të tyre’: në të gjitha çështjet e tyre i mbështeten Zotit dhe askujt tjetër përveç Tij, dhe të gjitha çështjet i lënë në Dorë të Tij.
‘E kërkoi këtë gjë para teje Ukasheja’: i arriti e përmbushi këto cilësi Ukasheh para teje, ose e kërkoi këtë gjë Ukasheh para teje.
۞۞۞
Kuptimi i përgjithshëm i hadithit:
Husajn ibn Abdurrahman na tregon dialogun e zhvilluar në praninë e Seid ibn Xhubejrit me rastin e rënies së yllit natën. Husajni i njoftoi se e pa yllin kur ra sepse nuk ishte duke fjetur. Kishte frikë se do të mendonin se e pa yllin ngaqë po falej natën dhe deshi të largonte nga vetja mendimin se po bënte adhurim ndërkohë që nuk po bënte adhurim (siç ishte tradita e selefëve për kujdesin ndaj sinqeritetit, dedikimit të adhurimit plotësisht vetëm Allahut).
I tregoi për shkakun e vërtetë të qëndrimit të tij zgjuar pickimin që i ndodhi nga akrepi, dhe kaloi diskutimi tek veprimi që ndërmori për tejkalimin e kësaj situate. I tregoi se e mjekoi me rukje dhe e pyeti Seidi se cili është argumenti fetar për këtë veprim të tij. Ai u tregoi hadithin e trasmetuar nga Profeti ﷺ për lejueshmërinë e rukjes dhe argumentoi me të saktësine e veprimit të tij. Më pas ja përmendën atij një gjendje më të mirë se ajo që veproi, ngritja në perfeksionim të Teuhidit duke lënë veprimet e papëlqyeshme megjithëse ka njeriu nevojë për to, duke ju mbështetur kështu Allahut si rasti i atyre 70.000 të cilët do të hyjnë në xhenet pa dhënë llogari e pa u dënuar. Ata i ka përshkruar Profeti ﷺ si njerëz që nuk i kërkojnë ndokujt t’i bëjnë rukje apo t’ua djegin plagën për mjekim në mënyrë që të perfeksionojnë Teuhidin, duke bërë shkakun më të fuqishëm mbështetjen në Allahun dhe duke mos i kërkuar askujt përveç Tij asgjë, as rukje e as më shumë se rukja.
۞۞۞
Arsyeja e vendosjes së këtij hadith në këtë kapitull:
Në këtë hadith ka diçka prej kuptimit të zbatimit dhe përmbushjes së Teuhidit, dhe shpërblimit të tij tek Allahu.
۞۞۞
Dobitë e përfituara nga hadithi:
1 – Vlera e selefëve (të parëve tanë të mirë: sahabët dhe dy brezat pas tyre) dhe se shenjat të cilat i
shohin në qiell nuk i konsiderojnë të zakonshme, por e dinë se janë shenja prej shenjave të
Allahut.
2 – Kujdesi i madh i selefëve për dedikimin e plotë të adhurimit vetëm për Allahun dhe largimi
nga syfaqësia në adhurim.
3 – Kërkimi i argumentit për të konfirmuar saktësinë e asaj që flitet dhe veprohet, dhe kujdesi që
kishin selefët për argumentin.
4 – Ligjshmëria fetare e qëndrimit tek kufinjtë e argumentit dhe veprimi me dije, dhe se ai i cili
vepron sipas asaj dije që ka ka vepruar siç duhet.
5 – Përcjellja i dijes me butësi, ëmbëlsi dhe urtësi.
6 – Lejimi i rukjes.
7 – Udhëzimi i dikujt që vepron diçka të lejuar, tek dicka më e mirë se ajo.
8 – Vlera dhe përparësia e Profetit tonë ﷺ për vetë faktin se atij i janë treguar e paraqitur popujt.
9 – Profetët ndryshojnë nga njëri-tjetri në numrin e ndjekësve që kanë pasur.
10 – Kundërpërgjigje ndaj atij që argumentohet me shumicën dhe pretendon se e vërteta është me
shumicën.
11 – Është detyrë të ndiqet e vërteta edhe nëse ndjekësit e saj janë të pakët.
12 – Vlera e Musait (alejhi selam) dhe popullit të tij.
13 – Vlera e këtij umeti (populli) dhe se ata janë ndjekësit më të shumtë në numër të Profetit të
tyre ﷺ.
14 – Vlera e përmbushjes dhe zbatimit të plotë të Teuhidit dhe shpërblimi për të.
15 – Lejueshmëria e diskutimit rreth dijes dhe teksteve fetare për arsye përfitimi të dijes dhe në
ndihmë të së vërtetës.
16 – Kuptimi i thellë i selefëve duke qenë se e dinin se të përmendurit në hadith (70.000) nuk e
arritën këtë gradë përveçse me vepër.
17 – Vendosmëria dhe përkujdesja e selefëve për të mirën dhe garimi i tyre në vepra të mira.
18 – Lënia e kërkimit të rukjes dhe djegies së plagës për mjekim nga të tjerët është prej
përmbushjes së Teuhidit.
19 – Lejohet kërkimi i bërjes dua nga njeriu i devotshëm për sa kohë që ai është gjallë.
20 – Është shenjë prej shenjave vërtetuese të profetësisë së Profetit ﷺ fakti që na tregoi se
Ukasheh është prej 70.000-ve të cilët do të hyjnë në xhenet pa dhënë llogari e pa u dënuar.
Ukasheh (radiAllahu anhu) u vra dhe ra dëshmor në luftërat kundër renegatëve.
21 – Vlera e Ukasheh ibn Mihsan (radiAllahu anhu).
22 – Përdorimi i fjalëve me dy kuptime dhe morali i mirë i Profetit ﷺ kur nuk i tha atij; ‘nuk je prej
tyre’.
23 – Mbyllja e derës për të tjerët në mënyrë që të mos ngrihet të kërkojë ndokush i cili nuk është
prej tyre dhe të refuzohet. Allahu e di më së miri.
۩۩
[1] Trasmeton Buhariu me nr. 3410, Muslimi me nr. 220, Tirmidhiu me nr. 2448, Darimiu me nr. 2810 dhe Ahmedi 1/271.
Dosje: Dita e Gjykimit
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve