Shpjegimi i Librit të Teuhidit – 16

September 8, 2021

Kapitulli: Frika nga shirku.

Fjala e Allahut të Madhëruar:

إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَن يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَٰلِكَ لِمَن يَشَاءُ

“Me të vërtetë që Allahu nuk e fal shirkun ndaj Tij, dhe gjynahet e tjera i’a fal kujt të dojë.”

Sure En Nisa: ajeti 48.

Ibrahimi (alejhi selam), miku i dashur i Allahut ka thënë:

وَاجْنُبْنِي وَبَنِيَّ أَن نَّعْبُدَ الْأَصْنَامَ

“dhe më largo mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve.”

Sure Ibrahim: ajeti 35.

_______________________

Arsyeja e vendosjes së këtij kapitulli në Librin e Teuhidit:

Pasiqë autori (Allahu e mëshiroftë) përmedi Teuhidin, vlerën, zbatimin dhe realizimin e tij, ishte e përshtatshme që tashmë të pëmendet frika nga e kundërta e tij i cili është Shirku, në mënyrë që besimtari të ketë kujdes dhe të ketë frikë për veten e tij dhe të ruhet.

‘Frika’: të kesh frikë, të presësh të keqen. Frika është e kundërta e sigurisë.

‘shirku’: kryerja e ndonjë adhurimi për ndokënd tjetër përveç Allahut.

Allahu nuk e fal shirkun ndaj Tij’: nuk e fal robin i cili del para Tij në Ditën e Gjykimit si adhurues i të tjerëve përveç Allahut (ka adhuruar të tjerë përveç Allahut gjatë jetës së kësaj bote).

dhe gjynahet e tjera i’a fal’: i fal gjynahet e tjera përveç shirkut.

kujt të dojë’: robit të cilin do që t’a falë. Përzgjedhja është në bazë të bujarisë dhe urtësisë së Tij (dëshiron të tregohet Bujar ndaj ndokujt dhe t’a falë atë pavarësisht se ai meriton zjarrin, ose për ndonjë urtësi zgjedh t’a falë atë që meriton dënimin).

‘الخليل’ miku i dashur i Allahut’: Ai i cili ka arritur gradën më të lartë të dashurisë. Këtu bëhet fjalë për Ibrahimin (alejhi selam) të cilin Allahu e ka zgjedhur si mik të dashur të Tij.

më largo mua dhe pasardhësit e mi’: më ço mua dhe ata në një skaj shumë të largët nga shirku.

idhujve’: shumësi i fjalës ‘idhull’. Idhulli është diçka e gdhendur në formë njeriu ose kafshe.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit të parë:

Allahu i Lartësuar na tregon dhe thekson se Ai nuk e fal robin i cili del para Tij në Ditë të Gjykimit si mushrik, adhurues i të tjerëve përveç Allahut, në mënyrë që të na paralajmërojë nga shirku. Gjithashtu, na tregon se i fal gjynahet e tjera përveç shirkut atij që do të i’a falë në shenjë bujarie e mirësie ndaj tij, në mënyrë që ne mos t’a humbim shpresën në Mëshirën e Allahut.

۞۞۞

Kuptimi i përgjithshëm i ajetit të dytë:

Ibrahimi (alejhi selam) miku i dashur i Allahut, i lutet Zotit të tij (i Madhëruari e i Plotfuqishmi i Pamposhtur) që t’a bëjë atë dhe pasardhësit e tij shumë të largët nga adhurimi i idhujve, sepse sprovimi me ta është i madh dhe nuk ka siguri njeriu se shpëton nga rënia në adhurimin e idhujve.

۞۞۞

Arsyeja e vendosjes së dy ajeteve në këtë kapitull:

Ajeti i parë tregon se shirku është gjynahu më i madh sepse ai i cili vdes si adhurues i tjerëve përveç Allahut nuk falet. Kjo e bën njeriun të ketë shumë frikë nga një gjynah i tillë. Ajeti i dytë tregon se Ibrahimi kishte frikë nga shirku dhe luti Allahun t’a ruante prej tij. E si duhet të jetë frika e të tjerëve nga shirku? Dy ajetet tregojnë për obligueshmërinë e frikës nga shirku.

۞۞۞

Dobitë e përfituara nga dy ajetet:

1 – Shirku është gjynahu më i madh. Allahu i Lartësuar na ka njoftuar se nuk e fal atë i cili

ka vdekur  pa u penduar nga shirku.

2 – Nëse njeriu ka vdekur pa u penduar për gjynahet e tjera përveç shirkut, atëherë është në dëshirën e

Allahut nëse do t’a falë apo jo përderisa nuk është penduar. Nëse do e dënon atë për ato

gjynahe dhe nëse do e fal. Kjo tregon për rrezikshmërinë e lartë të shirkut (i cili nuk falet nëse vdes pa u penduar

për të).

3 – Frika që duhet të kemi nga shirku. Ibrahimi (alejhi selam) pavarësisht se është imami i

besimdrejtëve (të cilët adhurojnë Allahun dhe nuk adhurojnë të tjerë përveç Tij) dhe pavarësisht se

është  ai i cili theu idhujt, kishte frikë për veten e tij nga shirku. E si duhet të jenë të tjerët përveç

Ibrahimit?!

4 – Ligjshmëria e lutjes për largimin e belave dhe sprovave. Njeriu nuk mundet të

ekzistojë e as të arrijë asgjë pa Allahun.

5 – Ligjshmëria e bërjes dua për veten dhe pasardhësit.

6 – Kundërpërgjigje ndaj të paditurve të cilët thonë: ‘Nuk bën shirk ky umet (muslimanët)’, – dhe e

kanë fjetur mendjen e kanë rënë në shirk (pa e kuptuar).

۩۩۩

 

Loading...