Fjala e Allahut të Lartësuar:
وَاعْبُدُوا اللَّهَ وَلَا تُشْرِكُوا بِهِ شَيْئًا
“Adhurojeni Allahun dhe mos adhuroni përveç Tij asgjë (mos i bëni shirk Atij).”
Surja En Nisa: 36.
——————————————-
‘mos adhuroni përveç Tij asgjë (mos i bëni shirk Atij)’: braktiseni shirkun, hiqni dorë nga ai. Shirku është barazimi i diçkaje ose dikujt me Allahun në gjëra të cilat janë praj veçorive të veçanta për Allahun.
‘asgjë’: e pashquar, dhe nënkupton ndalesën. Përfshin të gjitha llojet e shirkut: të madh dhe të vogël.
۞۞۞
Kuptimi i përgjithshëm i ajetit: Allahu i pa të meta i urdhëron robërit e Tij t’a adhurojnë Atë të Vetëm dhe të pashok, dhe i ndalon nga shirku. Nuk ka veçuar ndonjë lloj prej llojeve të adhurimeve, as lutjen, as namazin, e asgjë tjetër në mënyrë që të përfshihen të gjitha llojet e adhurimeve. Gjithashtu nuk ka veçuar ndonjë prej llojeve të shirkut në mënyrë që të jenë të ndaluara të gjitha llojet e shirkut.
۞۞۞
Arsyeja e vendosjes së këtij ajet në këtë kapitull:
Këto ajete kanë filluar me urdhërin për t’a njësuar Allahun (Teuhid) dhe ndalimin nga shirku. Në këtë ajet shpjegohet dhe sqarohet Teuhidi si: adhurim i Allahut të Vetëm, lënia dhe largimi nga shirku.
۞۞۞
Dobitë e përfituara nga ajeti:
1 – Obligueshmëria e njësimit të Allahut në adhurim (teuhidi), sepse Allahu ka urdhëruar për këtë dhe ky është detyrimi më i madh.
2 – Ndalimi i Shirkut, sepse Allahu ndaloi nga shirku në ajet dhe shirku është ndalesa më e madhe.
3 – Largimi nga Shirku është kusht për saktësinë e adhurimit, sepse Allahu përmendi urdhërin për t’a adhuruar Atë së bashku me ndalesën për të bërë shirk.
4 – Shirku është i ndaluar qoftë pak apo shumë, i madh apo i vogël qoftë, sepse fjala ‘asgjë’ është e përgjithshme dhe nënkupton ndalesën dhe përfshin plotësisht të gjithë shirkun si çështje.
5 – Nuk lejohet të shoqërohet krahas Allahut askush në adhurim; as melek, as profet, as njeri i devotshëm prej eulijave e as idhull, sepse fjala ‘asgjë’ është e përgjithshme.
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve