Si fitohet begatia e Ramazanit?

May 2, 2020

Si fitohet begatia e Ramazanit?

Ez-Zuhriu, dijetari i madh në kohën e tabi’inëve, thoshte: “Ramazani është i karakterizuar nga leximi i Kuranit dhe bamirësia.”
Këto dy vepra kanë qenë praktikë e pandashme e Profetit (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) në Ramazan.
Ibën Abasi thoshte: I Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka qenë njeriu më bujar dhe bujarinë më të madhe e shfaqte në Ramazan, muaj në të cilin takohej me Xhibrilin. Ai takohej me të çdo natë të Ramazanit duke e studiuar me të Kuranin. Në Ramazan, i Dërguari i Allahut ishte më i shpejtë në bujari sesa era kur fryn.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Pra, përveç agjërimit i cili është obligimi kryesor, Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) shtonte dhe dy vepra të tjera për të fituar mirësinë e këtij muaji:
a – Leximin e Kuranit, sepse Ramazani është muaji i Kuranit.
Ky lexim mund të bëhet në namaz, gjatë teravive, ose edhe jashtë namazit.
b – Bujarinë.
Këtë ai e shfaqte duke ushqyer të uriturit dhe nevojtarët, si dhe duke u dhënë sadaka (ndihmë financiare) të varfërve.
Ushqimi më i mirë që ofrohet gjatë muajit të Ramazanit është t’u shtrosh iftar agjëruesve.
Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush i shtron iftar një agjëruesi do t’a ketë shpërblimin njësoj si ai, pa u pakësuar asgjë nga shpërblimi i agjëruesit.”
Transmeton imam Ahmedi. Shejh Albani e ka vlerësuar hadith Sahih.

Loading...