Si përkujtohen mirësitë e Allahut?

February 4, 2017

Muhamed bin Salih el Uthejmin në komentin e fjalës së Allahut që thotë: “Dhe përkujtojini mirësitë e Allahut.” | El Bekare: 231.
Ai thotë: Përkujtimi është me zemër, me gojë (të shprehur) dhe me gjymtyrë.

1- Përmendja e mirësive me të shprehur është atëherë kur tregon se Allahu më ka begatuar me këtë mirësi, siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe tregoi mirësitë e Zotit tënd.” | Ed Duha: 11.

Ta lavdërosh Allahun me fjalë duke thënë: O Zoti im, ty të falënderoj për pasurinë, për gruan, për fëmijët, dhe për mirësi të tjera që më dhurove.

2- Përmendja me zemër është ta ndiesh plotësisht në zemrën tënde këtë mirësi (se është prej Allahut).

3- Përmendja me gjymtyrë.
Të punosh me bindje ndaj Allahut dhe të shihet (nga të tjerët) mirësia e Zotit që të ka dhënë.

 

“Tefsiri i sures El Bekare” 3/132.

Përktheu: Arjan Gazidede

Dosje:

Loading...