Si ta përmirësosh gjuhën tënde?

December 23, 2015

Shejh Ebu Islam (Allahu e ruajttë!): Gjuha, madhësia e saj është e vogël, çështja e saj është madhore dhe fajet (gabimet) e saj të mëdha.

Kjo del në pah nga fjala e Allahut të Madhëruar: “Ata që i akuzojnë gratë e ndershme (për imoralitet), e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë.” En-Nur, 4 Deri te fjala e Tij: “Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh. Atë Ditë që do të dëshmojnë kundër tyre gjuhët, duart dhe këmbët e tyre për çfarë kanë bërë. Allahu do t’ju shpagojë dënimin e merituar dhe ata do ta marrin vesh se Allahu është e Vërteta e qartë. Gratë e pandershme janë për burrat e pandershëm dhe burrat e pandershëm janë për gratë e pandershme. Gratë e ndershme janë për burra të ndershëm dhe burrat e ndershëm janë për gra të ndershme. Ata janë të pastër nga shpifjet që thuhen (kundër tyre) dhe do të falen e do të kenë një shpërblim bujar (në Xhenet).”En-Nur, 23-26

Gjuha është në pozitën e udhëheqësit për gjymtyrët e trupit. Nëse ajo është e drejtë, atëherë dhe gjymtyrët janë të tillë. E nëse devijon, atëherë dhe gjymtyrët devijojnë.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kur zgjohet biri i Ademit te gjitha gjymtyret i nënshtrohen gjuhës dhe i thonë asaj: Kije frike Allahun në lidhje me ne, sepse ne jemi të lidhur me ty. Nëse ti flet drejtë atëherë edhe ne jemi në të drejtë, e nëse ti devijon edhe ne devijojmë”. Hadith i mirë (hasen). “Sahihu et-tergib uet-terhib” (2871)

Dhe zemra, madhësia e saj është e vogël, pozita e saj është madhore ndërsa çështja e saj është po ashtu e rrezikshme. Ajo është në vendin e bariut për kopenë e tij. Nëse zemra përmisohet, atëherë i gjithë trupi përmisohet e nëse prishet, atëherë i gjithë trupi prishet.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Me të vërtetë në trup ka një copë mishi, nëse ajo përmirësohet, i gjithë trupi është mirë, por nëse ajo është e prishur, atëherë i gjithë trupi është i prishur. Kjo copë mishi është zemra.” Mutefekun alejhi Ekzistonë lidhje ndërmjet zemrës dhe gjuhës, e cila del në pah nga fjala e Allahut të Madhëruar: “ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” Er-Rad, 28

Pra, njeriu përmisohet dhe përqëndrohet në rrugën e drejtë me përmisimin e zemrës dhe me qënien e gjuhës e drejtë dhe prishet dhe devijonë me prishjen e zemrës dhe devijimin e gjuhës. Nëse zemra dhe gjuha janë në rregull, atëherë dhe njeriu është i në rregull dhe i lumtur. E nëse zemra dhe gjuha janë të prishura, atëherë dhe njeriu është i ligë.

Khalid er-Rabiji ka thënë: Lukmani ka qenë rob abesinias dhe zdrukthtar. Një ditë zotëria i tij i tha: Na e ther këtë dele. Lukmani e theri. Zotëria i tha: Nxirr prej saj dy pjesët më të mira. Ai nxorri gjuhën dhe zemrën. Qëndroi sa dëshiroi Allahu e pastaj tha: Na e ther këtë dele. Lukmani e theri. Zotëriu i tha: Nxirr prej saj dy pjesët më të këqija (liga). Ai nxorri gjuhën dhe zemrën. Zotëriu i tha: Të urdhërova të nxirrje dy pjesët më të mira dhe ti nxorre gjuhën dhe zemrën. Të urdhërova të nxirrje dy pjesët më të këqija dhe ti nxorre përsëri gjuhën dhe zemrën. Lukmani tha: Nuk ka gjë më të mirë (bukur) sesa gjuha dhe zemra kur janë në rregull dhe nuk ka gjë më të keqe se ato të dyja kur janë të prishura”. Tefsiri i Et-Taberij vëll. 18 dhe Tefsiri i Ibën Kethirit vëll. 6

Lumturia e njeriut dhe ngritja e pozitës së tij në dynja dhe në botën tjetër arrihet me përmisimin e gjuhës dhe të zemrës.

Përktheu: Unejs Sheme “Si ta përmisosh gjuhën tënde?”

Loading...