Sprova e Ibrahimit dhe urdhëri i flijimit
Ndërkohë, kur dashuria ndaj Islamilit e kishte pushtuar zemrën e Ibrahimit, Allahu deshi ta sprovonte atë! Për të parë nëse do të ishte prej atyre që i japin përparësi dashurisë ndaj Zotit, dashuri e cila nuk pranon ortakëri e as konkurrencë. Për këtë arsye, e urdhëroi në ëndërr që ta flijonte Ismailin, ndërkohë që ëndërrat e Pejgamberëve janë insiprim (shpallje) nga Allahu.[1]
Ibrahimi i tha Ismailit: “O djali im, kam parë ëndërr se duhet të të flijoj. Çfarë mendon ti?” – I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar! Dashtë Allahu, unë do të jem i durueshëm!”
“Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit.”
D.m.th, u nënshtruan ndaj urdhërit të Allahut dhe e pranuan, duke e vënë veten në shërbim të këtij urdhëri jo të këndshëm, ku rrallë njerëz mund të tregojnë durim, qoftë dhe për një të dhjetën e tij.
“Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë.”
Ndihma dhe zgjidhja vjen nga i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti!: “Pasi iu nënshtruan që të dy urdhrit, (Ibrahimi) e vuri (Ismailin) me ballë përtokë. Ne e thirrëm: “O Ibrahim, ti e përmbushe ëndrrën.” [Safatë 103-105].
U zgjidh problemi i kësaj sprove, këtij mundimi të lodhshëm dhe jo të këndshëm. Pasi që u parapri nga pohimi i sigurtë dhe i vendosur (për të zbatuar urdhërin). Dhe kështu, që të dy siguruan shpërblimim dhe mirësinë, arritën të fitonin nderimin dhe afrimin në gradë të larta tek Allahu i Lartësuar. Të gjitha këto mirësi nuk janë të pamundura për Zotin tonë Bujarë!
Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Ne kështu i shpërblejmë punëmirët! Kjo, me të vërtetë ka qenë një sprovë e qartë! Dhe Ne e zëvendësuam atë (Ismailin) me një kurban të madh.” [Safatë 105-107].
E ku ka flijim më të madh, se ai me të cilën arrihet qëllimi i një adhurimi, që nuk do të jetë i ngjashëm me asnjë adhurim tjetër?!
Ky flijim do të mbetej traditë deri në ditën e gjykimit, përmes të cilit, njerëzit do të afrohen tek Allahu dhe do të arrijnë shpërblimet dhe kënaqësinë e Tij.
“Dhe i lamë atij (Ibrahimit) kujtim të mirë në brezat e mëvonshëm. “Paqja qoftë mbi Ibrahimin!” [Safatë 108-109].
Pas kësaj që ndodhi, Allahu ia plotësoi mirësitë Ibrahimit, e mëshiroi gruan e tij Saran, edhe pse ishte e shtyrë në moshë dhe e përgëzoi me një djalë të vyer i cili do të quahej Is’hak dhe pas tij, ai (Is’haku) do të kishte djalë Jakubin.
Allahu e kishte dërguar Lutin tek populli i tij por ata u hodhën kundër tij, për këtë arsye Allahu vendosi që ti ndëshkonte. Luti ishte nxënës i Ibrahimit dhe ndaj tij kishte shumë detyrime. Engjëjt që u dërguan për të shkatërruar popullin e Lutit, kaluan fillimisht tek Ibrahimi, por në fizionomi njerëzish.
Kur hynë tek Ibrahimi, e përshëndetën me selam dhe ai ua ktheu selamin dhe menjëherë filloi ti gostsite miqtë (e pajnohur). Allahu i kishte dhënë furnizim të gjerë dhe bujari të madhe. Shtëpia e tij (Ibrahimit) ishte pikë referimi për mysafirët.
Në moment, ai vajti tek familja dhe pa u vënë re solli një viç të majmë e të pjekur mbi një tepsi të madhe. Pastaj ua afroi atyre e u tha: “A nuk po hani?” [Dharijat 27].
“Kur pa se ata nuk po i zgjasnin duart tek mishi, nuk i pëlqeu dhe ndjeu frikë prej atyre.” [Hud 70].
Sepse mendoi se ishin hajdutë.[2]
(Engjëjt) thanë: “Mos u frikëso, Ne jemi dërguar te populli i Lutit”. [Hud 70].
Sara, ishte duke u shërbyer dhe për një moment, ata e përgëzuan me një fëmijë të ditur. Ajo qeshi dhe filloi të qëllonte fytyrën, ishte e habitur, e përgëzuar, e luhatur dhe e shtangur. Ajo tha: “Ah! E mjera unë! A mos vallë, kështu plakë do të lind unë.” [Hud 72].
Para këtij përgëzimi, unë isha që nuk lindja “ndërkohë që edhe burri im është plak! Me të vërtetë, kjo është diçka e jashtëzakonshme!” Ata (engjëjt), thanë: “A mos vallë, po çuditesh me urdhrin e Allahut? Mëshira e Allahut dhe bekimi i Tij qoftë mbi ju – familjen e të Dërguarit. Me të vërtetë, Ai është i Falënderuar dhe i Lavdëruar!” [Hud 72-73].
Engjëjt, i përgëzuan me Is’hakun i cili do të jetonte, dhe do ti lindë një fëmijë që do ta quajë Jakub dhe do ta arrinin (do ta shihnin).
Ibrahimi, e falenderoi Allahun për mirësitë e plota, duke thënë: “Qoftë lavdëruar Allahu, i cili në pleqëri më dhuroi Ismailin dhe Is’hakun! Vërtet, Zoti im i dëgjon lutjet!” [Ibrahim 39].
Marrë nga libri “Kisasul Enbija” “Historitë e Pejgamberëve”
Autor: Shejh Abdurrahman bin Nasir es Seadi (Allahu e mëshiroftë)
Përktheu: Fatjon Isufi
[1] Hafidh Ibn Haxher (Allahun e Mëshiroftë) ka thënë: Ebu Nuajmi përcjell në librin ed Delail me sened të mirë nga Alkameh bin Kajs, shoqëruesi i Ibn Mesudit, se ka thënë: E para gjë që u jepet Profetëve janë ëndërrat, me qëllim që zemrat e tyre të udhëzohen, pastaj u vjen shpallja në gjendje normale (kur janë zgjuar). Fet’hul Bari 1/9.
[2] Sepse kur i pa se duart e tyre nuk poi afrohen ushqimit e fshehu në vetvete se këta njerëz mund të mbanin diçka të keqe. Kjo sepse miku kur han nga ushqimi it ë zotit të shtëpisë, kjo e qentëson ata dhe ndihet mirë në shoqrimin e tij. Ibn Kajjim në librin e tij Risale et Tebukije fa 130.