Sulejmani dhe milingona

February 4, 2019

“Derisa kur arritën te lugina e milingonave, një milingonë tha: O ju milingona, hyni në vendbanimet tuaja që të mos u thyejë Sulejmani dhe ushtritë e tij pa e ndjerë.’” (Neml: 18)

Milingona:

  1. Ndjeu ardhjen e Sulejmanit dhe ushtrisë së tij (prandaj),
  2. Shpejtoi të jepte alarmin (dhe),
  3. E tërhoqi vëmendjen e tyre drejt saj me pjesëzën ‘ejjuha’ që do të thotë: O ‘ju’ milingona, – jo thjesht ‘O milingona’. Kjo me qëllim që edhe po të ishte ndonjëra prej tyre e zënë me punë t’a linte atë dhe të përqëndrohej tek thirrja.
  4. Thërriti ‘O ju milingona’.
  5. Urdhëroi; ‘Hyni në shtëpitë…’ (dhe i),
  6. Ndaloi (nga qëndrimi në luginë me fjalët: ‘Të mos j’u shtypë’).
  7. E theksoi (paralajmërimin e saj me fjalët ‘të mos ju thyejë’. Po qëndruat patjetër do të shtypeni nga ushtritë!
  8. Këshilloi.
  9. E teproi (paralajmërim ekstrem, alarm i kuq.) ‘Jahtimennekum’ – dyfishimi i shkronjës ‘n’ tregon se po qëndruat do të shtypeni të gjitha pa përjashtim (sepse ushtritë janë të shumta).
  10. Sqaroi (se kush do t’i shtypë: Sulejmani dhe ushtritë e tij).
  11. Paralajmëroi.
  12. Justifikoi (do t’ju shtypin jo se duan por pa dashje, pa e vërejtur).
  13. Mohoi ndjeshmërinë e tyre dhe jo diturinë (tha: ‘pa e ndjerë’, dhe jo ‘pa e ditur’ që është më preçize në të shprehur).

Kjo është gjuha e Kuranit: 13 veprime të përmbledhura në një fjali të vetme! A keni parë gjuhë më elokuente se kjo?
Ndërtimi i fjalisë në këtë formë është një mrekulli. Milingonat kanë gjuhën e tyre dhe komunikojnë me njëra-tjetrën, gjuhë të cilën kur e dëgjoi Sulejmani në fillim vuri buzën në gaz pastaj nuk u përmbajt dhe qeshi nga fjalët e saj.
Milingona u drejtohet shoqeve të saj dhe i paralajmëron duke u thënë se po vjen Sulejmani me ushtritë e tij. ‘Sulejmani’ – pa sqaruar kush është ky ‘Sulejman’? Profeti i Allahut, Mbreti plot pushtet, ai që ka ushtri prej xhinëve, njerëzve dhe shpendëve…. Rrethanat nuk e pranonin këtë sqarim të shtjelluar, çështja ishte më urgjente se kaq dhe koha nuk priste, prandaj tha vetëm ‘Sulejmani me ushtritë e tij’, që do të thotë se ishte i njohur.

Po vjen Sulejmani, që do të thotë; zbatoni me nxitim urdhërin që po u jap dhe fshihuni secila në shtëpinë e vet ku qëndroni.
Fjala ‘Jahtimennekum’ – t’ju copëtojë apo thyejë, është zbuluar se milingonat përbëhen nga një lëndë silikoni e thyeshme. Prandaj nuk tha; ‘t’ju shtypë’, një tjetër shprehje më preçize dhe konçize që tregon elokuencën e lartë që përmban Kurani.

Prof. Dr. Fadil es Samarrai.

Në fjalët e Sulejmanit – paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të – ka disa ndalesa:

“Në fillim buzëqeshi, pastaj qeshi nga fjalët e saj dhe tha: Zoti im, më inspiro të të falënderoj për mirësitë që më ke dhënë mua dhe prindërve të mi, dhe të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen. Më fut me mëshirën Tënde në mesin e robërve të Tu të devotshëm!” (Neml: 19)

Imagjinoni këtë burrë me kaq shumë pushtet: “Ju mblodhën Sulejmanit ushtritë e tij prej xhinëve, njerëzve dhe shpendëve…” (Neml: 17)
Ushtri xhinësh, njerëzish, shpendësh, kuptonte gjuhët e kafshëve, insekteve dhe shpendëve, ishte profet, bir profeti, mbret, bir mbreti, nga njerëzit me kuptim dhe logjikë më të plotë aq sa i’a kaloi në gjykim edhe të atit të vet Daudit – alejhi selam – kur gjykoi më saktë se ai në çështjen e dy kundërshtarëve për delet e tyre. Allahu thotë se e veçoi atë dhe e privilegjoi duke e bërë të kuptonte; “dhe i’a bëmë të qartë (atë çështje) Sulejmanit.” (Enbija: 79)
Pushtet që nuk e ka pasur njeri përpara tij dhe nuk do t’a ketë njeri pas tij.

Nga gjithë këto mirësi dikujt mund t’i rritet mendja, të mbahet me të madh përpara krijesave, të harrojë Dhuruesin e mirësive, Zotin e çdo të mire që posedon njeriu.
Por ai erdhi në vete: U kujtua se dhuruesi është Allahu dhe u përgjërua me dua (që të ruhej nga të këqijat e mirësive kaq të shumta se mos i merrnin mendtë dhe t’a bënin prepotent dhe harrues e mohues të mirësive), prandaj tha: Më jep fuqi të ngrihem mbi këto të gjitha o Zoti im dhe që ato të mos kenë këtë ndikim të keq tek unë, si dhe të të falënderoj për to. “Dhe me ato që të ka dhënë Allahu kërko botën tjetër dhe mos e harro pjesën tënde të kësaj jete, dhe bëj mirë ashtu siç të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko të bësh shkatërrime në tokë sepse Allahu nuk i do shkatërruesit.” (Kasas: 77) Të mirat që më ke dhënë t’i përdor në vepra të mira që Ti i pëlqen.
Pastaj shkoi më larg me imagjinatë dhe përfytyrim: Të gjitha këto të mira që kam një ditë do të mbarojnë bashkë me mua dhe me këtë botë, dhe do të dal përpara Zotit tim i Cili do të gjykojë secilin sipas veprave. Atje njerëzit do të ndahen në dy grupe: “një grup në Xhennet dhe një grup në Zjarr.” (Shura: 7) Një grup të këqinj dhe një grup të devotshëm. Kur t’i ndash njerëzit në dy grupe më vendos mua – me mëshirën Tënde (sepse me të hyj në Xhenet) – në mesin e të devotshmëve në Xhennetet e Tua të larta!
Amin!

Loading...