Suneti – shkaku i ngritjes së këtij umeti

February 5, 2018

Suneti – shkaku i ngritjes së këtij umeti!

Allahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. E nëse ata kthejnë shpinën (refuzojnë), ai është përgjegjës vetëm për detyrën e tij (përcjelljen e shpalljes) dhe ju jeni përgjegjës për detyrën tuaj (bindjen ndaj Allahut dhe ndaj tij). Nëse i bindeni atij do të udhëzoheni. I Dërguari nuk ka detyrë tjetër veç përcjelljes së shpalljes me qartësi.
U ka premtuar Allahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira se do t’i bëjë trashëgues (sundues) në tokë ashtu siç i bëri edhe ata që ishin para tyre. Dhe do të bëjë që feja e tyre të ketë pozitë, fe të cilën Ai e pëlqeu për ta, dhe frikën do t’ua zëvendësojë me siguri. Ata më adhurojnë Mua dhe nuk më shoqërojnë asgjë në adhurim, e ai që mohon pas kësaj të tillët janë të prishurit.
Faleni namazin, jepeni zekatin, dhe bindjuni të Dërguarit në mënyrë që të mëshiroheni.”
(Nur: 54 – 56)

Lexoji edhe një herë me vëmendje këto ajete dhe më thuaj: Sa herë u theksua pasimi i sunetit? Tri herë apo jo? A e kupton tani se cila është rruga e ngritjes së këtij umeti? A e kupton pse jemi larg saj? A e kupton tani rëndësinë e shpërndarësve të sunetit, atyre që duan ta edukojnë umetin tonë me pasimin e rrugës së Profetit – sal lall llahu alejhi ue sel lem? A e kupton rëndësinë e sunetit?
Është e pashmangshme sepse Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – na ka paralajmëruar: “… dhe është bërë detyrë poshtërimi i atij që kundërshton urdhërin tim.” (1 kushdo qoftë ai).
Premtimi për ngritje është i rrethuar nga të dyja anët me pasimin e sunetit, përndryshe lodhemi kot ngase çdo rrugë tjetër është e mbyllur.

—————————————

(1. Hadith hasen. E përcjell imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Abdullah ibn Umeri – radijallahu anhuma –, siç thotë shejh Muhamed Seid Raslan, Allahu e ruajtë dhe bëftë dobi me të.

Loading...