Të mësojmë nga ky gabim

January 11, 2019

“Ademi e kundërshtoi Zotin e tij dhe i tejkaloi kufijtë.” (Taha: 121)

Të mësojmë nga ky gabim:
1. Që aty u shfaq natyra gabimtare njerëzore. Njeriu është gabimtar për nga natyra e tij: “Çdo bir i Ademit është shumë gabimtar dhe më të mirët e tyre janë ata që pendohen.” (Hadith i saktë).
2. Rrezikshmëria e gjynahut. Gjynahet kanë ndikim të keq dhe prej tyre doli babai ynë Ademi nga Xheneti.
3. Gjynahu nuk është fundi i botës, historia nuk mbaron këtu…: “Pastaj Zoti i tij e përzgjodhi atë, i’a pranoi pendimin dhe ai u udhëzua.” (Taha: 122)
4. Ambicja e tij e lartë dhe ndërprerja e vargut të gjynaheve e bën njeriun që jo vetëm të shlyejë gabimin, por me punë të mira mund të arrijë të bëhet prej më të zgjedhurve. Prandaj kurrë mos i’u dorëzo të keqes dhe fuqizoje të mirën që gjendet tek ti sepse kështu do të ngrihesh shumë lartë.
5. I mençur është ai që mëson nga pësimet e të tjerëve.

Allahu na dhëntë sukses!

Loading...