Tekbiri fillestar
Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!): Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha personit (që u fal keq): “Kur të ngrihesh për të falur namaz, atëherë merr tekbir.” (Thuaj) Allahu Ekber.
Ka prej dijetarëve që lejojnë të thuhet çdo fjalë tjetër e cila përmban madhërim (të Allahut). Porse ky (shqiptimi Allahu Ekber) është Suneti i të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.
Ummu Abdullah vajza e shejh Mukbilit thotë: Hadithin[1] e ka nxjerr Buhariu (757) dhe Muslimi (397) nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem hyri në xhami dhe pas tij hyri një burr, i cili pasi mbaroi namazin shkoi te Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e përshëndeti me selam. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ia ktheu selamin dhe i tha: “Kthehu falu sepse nuk je falur.” Personi u kthye dhe u fal ashtu siç u fal herën e parë, pastaj erdhi dhe e përshëndeti me selam Profetin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ai sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “Kthehu falu sepse nuk je falur.” Një gjë e tillë u përsëritë tri herë. Derisa personi tha: Pasha Atë që të ka dërguar me të vërtetën, unë nuk mund të falem më mirë se sa namazi që fala. Prandaj më mëso. Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Kur të ngrihesh për të falur namaz, atëherë merr tekbir, pastaj lexo atë që të vjen më lehtë (që di) nga Kurani, pastaj shko në ruku dhe qëndro në atë pozicion derisa të qetësohesh, pastaj ngrihu (nga rukuja) dhe qëndro (drejt) në këmbë, pastaj shko në sexhde dhe qëndro në atë pozicion derisa të qetësohesh, pastaj qëndro ulur derisa sa të qetësohesh. Kështu vepro gjatë gjithë namazit tënd (në të gjitha namazet).”
Tekbiri fillestar është prej shtyllave të namazit dhe personi nuk lidhet në namaz veçse me të. Kjo është fjala e shumicës së dijetarëve.
Gjykimi për sutrën
Nga prindi shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) kemi përfituar se marrja e sutrës në namaz është detyrë (vaxhib).
Transmeton Ibën Maxhe në “Sunenin” e tij (954) nga Ebu Seidi se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënëka thënë: “Kur të falet ndokush nga ju, le të falet para një sutreje (pengese), të afrohet nga ajo dhe mos të lejojë askënd të kalojë para tij. E nëse dikush kërkon të kalojë, le ta shtyjë atë, sepse ai është shejtan!”
Vendi i nijetit është zemra
Shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!): Ngritja jote për t’u falur konsiderohet nijet. Kështu që, nuk është e nevojshme të thuash “Bëra nijet të fal namazin e drekës katër rekate si xhemat ose si imam”, sepse ngritja jote për faljen e namazit konsiderohet nijet.
Ummu Abdullah vajza e shejh Mukbilit thotë: Argument për këtë është hadithi i Umer bin Hatabit radijAllahu anhu, i cili gjendet te Buhariu (1) dhe Muslimi (1907) ku thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem të thotë: “Me të vërtetë veprat vlerësohen sipas qëllimeve…”
Nuk ka qenë prej udhëzimit të tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem shqiptimi i nijetit me gojë. Adhurimet janë teukifije (merren nga Kurani dhe Suneti) dhe patjetër duhet argumenti (nëse fut/bën diçka në to).
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush shpik diçka në këtë çështjen (fenë) tonë e cila nuk është prej saj, ajo refuzohet.” Hadithin e ka nxjerr Buhariu (2697) dhe Muslimi (1718) nga Aisha radijAllahu anha.
Vijon…
“Sifetu salati en-Nebijj sal-lAllahu alejhi ue sel-lem”
Përktheu: Unejs Sheme
[1] “Kur të ngrihesh për të falur namaz, atëherë merr tekbir.”
Dosje: Tekbiret
Të Ngjashme
- A i lejohet personit ta falë namazin në shtëpi dhe të mos shkojë në xhami? Shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin
- Leximi gjatë namazit pa lëvizur gjuhën dhe buzët Shejh Abdulaziz ibn Abdullah ibn Baz
- A lejohet të paraprihet imami në lëvizjet e namazit? Udha e Besimtarëve
- Falja e namazit në mjetet e transportit Lexhnetu Daime
- A mund të bëhen dy nijete në faljen e dy rekateve namaz? Meshhur Hasen