Thirrja per agjërim ne Kuran.

Thirrja per agjërim ne Kuran.

Allahu i madhëruar thotë:
“O ju që keni besuar, ju është bërë detyrë agjërimi ashtu siç ishte për ata që ishin para jush në mënyrë që të ruheni (prej zjarrit)” Suretu El-Bekare: 183.
Ky ajet përmban një thirrje nga Allahu dhe domethënia e saj është si më poshtë:

1- Thirrje për besimtarët në emër të besimit gjë kjo shumë e dashur për ta sepse i kujton ata me deklaratën e shehadetit që kanë bërë para tij. Pra, o ju që keni besuar Allahu zoti juaj po ju thërret!

2- Kjo lloj thirrje nuk vjen në këtë mënyrë veçse për një punë të dobishme ose për tu larguar nga një e keqe siç transmetohet nga Abdullah ibn Mesudi radiallahu anhu se ka thënë: “Kur të dëgjosh thirrjen [O ju që keni besuar] dëgjoje me vëmendje se është ose hajër që po urdhërohesh për të ose sherr për tu larguar prej tij” e transmeton Said bin Mensur.
3- Thirrja në emër të besimit përjashton ata që nuk janë në besim sepse atyre u kërkohet si fillimi islami i cili është kushti i pranimit të punëve të tyre.
Nga kjo thirrje përjashtohet gjithashtu edhe ai që nuk e kupton atë si i vogli dhe njeriu me të meta mendore dhe po ashtu edhe ai që nuk ka mundësi ta zbatojë thirrjen si: i sëmuri, plaku i moshuar, gratë shtatzëna dhe gjidhënëset.

Dr Abdullah Nabolli