Shembull i perfeksionizmit, rregullit, paqes, qetesise, sigurise, lumturise qe vjen nga zbatimi i Urdherave te Allahut ne vetvete, eshte kjo foto.
Ne foto dhe jashte saj jane disa milione muslimane te lidhur ne namaz ne Qabe pas nje Imami te vetem.
Cfare kauze duhet qe te mbledhesh disa milione njerez ne nje tubim? Duhet dicka shume me rendesi. Keta njerez i ka mbledhur nje namaz i zakonshem prej pese namazeve ditore, nje prej mijera namazeve vjetore, jo nje kauze e dekades por keshtu mblidhen pese here, cdo dite. As nuk u paguan, as nuk u mblodhen te thyejne nje rekord, e as per qellime tjera materiale. Erdhi secili per vete te marre shperblimin e madh qe ka namazi ne Qabe.
Sa organizatore duhen te rreshtojne me kaq sistemim disa milione njerez? Ndoshta disa dhjetera mijera. Ne Qabe nuk ka asnje njeri qe rreshton rreshtat. Ka hadithe te Profetit qe na tregojne vleren e rreshtimit te rreshtave dhe se rreshtimi i mire i rreshtit eshte pjese perberese e namazit. Keshtu qe askush nuk do qe ta kete namazin e tij te manget dhe rreshton veten e tij mire ne lidhje me tjetrin ne te djathte dhe kur secili kryen sic duhet rolin e tij arrihet perfeksioni edhe ne shifra milioneshe. Rreshtimi i rreshtave merr me pak se 5 sekonda nderkohe qe po te ishte ishte me organizim e jo secili te kryente rolin e tij do duhej shume kohe.
A eshte e mundur qe me nje fjale te vetme te vesh ne heshtje disa miliona njerez te qindra kombesive te ndryshme? Pothuajse e pamundur. Ne Qabe kur Imami thote “Allahu ekber” per te filluar namazi, nuk degjon me asgje pervec dallendysheve qe rrotullohen rreth Qabes si besimtaret, refleks i kushtezuar i fituar prej tyre gjate kohes qe qendrojne ne Meke. Serish heshtja dhe qetesia e plote arrihet pa asnje organizator por secili duke kryer rolin e tij, i cili eshte mos fol ne namaz sepse e folura gjate namazit e ben namazin te pavlefshem. Edhe sikur te behej me organizim do ishte pothuajse e pamundur.
A eshte e mundur te sigurohesh qe secili person keta miliona njerez te mbledhur do jene te lare e te pastruar? Jo. A mund ta arrish dicka te tille ta kesh nen kontroll? Jo. Askush nuk vjen ne Qabe pa abdes sepse namazi nuk pranohet pa abdes. Pa kontroll dhe pa organizim u arrit qe 100% te jene me abdes, te pastruar e te lare, secili duke kryer detyrimin personal per arritjen e pranimit te namazit tek Allahu.
Sa forca rendi duhen te sigurojne nje tubim paqesor disa milione vetesh? Shume, po shume ama. Ne namaz ne Qabe qendron vetem1-2 police pa u falur, ne gatishmeri, prane Imamit dhe kjo sa per formalitet dhe seriozitet e respektim te figures se imamit sepse 1 ose 2 police nuk mbrojne dot imamin nese turma disa milione veteshe do ti beje dicka. Nuk nevojiten qindra mijera forca rendi per namazin ne Qabe. Secili ruan qetesine, rendin dhe sigurine e Mekes sepse kush ben te kunderten eshte i Mallkuar prej Allahut! E askush nuk do te terheqe Mallkimin e Zotit ndaj vetes.
Jo vetem Qabja por e gjithe Meka nuk ka aktiviste ambientaliste qe mbrojne vegjetacionin dhe te drejtat e kafsheve por eshte qyteti ideal qe asnje shtet e as shoqate ambientaliste e as ministri, ska arritur ndonjehere te formoje. Ne Meke askush nuk pret asnje bime, e as nuk vret asnje kafshe madje edhe insektet merren butesisht e largohen aty ku nuk te bezdisin, disa metra me tej. Allahu e ka bere Meken te Shenjte dhe ka ndaluar gjuetine ne te dhe keputjen e pemeve dhe bimeve. Megjithese ska kontrolle dhe aktiviste ambientaliste, askush sguxon te preke Shenjterine e Mekes dhe te shijoje denimin e Zotit.
Keto jane disa shembuj konkrete qe tregojne sesi nese secili ruan veten brenda kufinjve te Allahut duke zbatuar ne vetvete urdherat e Allahut dhe duke ju larguar ndalesave te Allahut, arrihet bashkimi i milionave si nje i vetem, bashkimi i zemrave, mendimeve, fjaleve si nje e vetme. Keshtu arrihet rendi, siguria e plote, qetesia, vetem duke zbatuar secili ne vetvete parimet e Islamit. Ti je faktori kyc i ndryshimit ne shoqeri. Nese secili permireson vetveten, kryen rolin e tij ne zbatimin e Islamit vetem ne vetveten e tij, si ne shembullin e namazit ne Qabe, arrihet ndryshimi e permiresimi ne mbare Boten. Prandaj Allahu thote ne Suren Raad, Ajeti 11: “Allahu nuk e ndryshon gjendjen e nje populli nese ata nuk ndryshojne vetvetet e tyre.” Ndryshimi i milionave dhe miliardave behet vetem duke ndryshuar vetvetja e secilit, secili merr persiper veten e tij.
Anis Agovi
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve