Tregojini mbarë njerëzisë …

April 3, 2020

Tregojini mbarë njerëzisë …

O ju Muslimanë! Njoftojini hipokritët dhe vëllezërit e tyre se; Muslimanët nuk qëndruan vetëm duke parë e duke bërë dua – sic u përfol në fillimet e krizës së COVID 19. Madje nuk pritën që jomuslimanët t’a zbulonin ilaçin e trajtimit të këtij virusi.

U tregoni atyre se; drejtori ekzekutiv i cili posedon kartën më të rëndësishme në përballjen e virusit “Corona” që është respiratori për frymëmarrje artificiale, është një person musliman i cili quhet Omer Ishrak. Para disa ditësh ai njoftoi se kompania e tij Irlandeze MEDTRONIC ka vendosur të japë të drejtën e shpikjes së kësaj aparature duke e mundësuar falas për të gjitha shtetet e botës, me qëllim të mundësojë shpëtimin e një numri sa më të madh njerëzish nga kjo krizë.

U tregoni se; Universiteti JOHNS HOPKINS po bën të pamundurën për të shpejtuar ekzaminimin e testeve të virusit Corona, ekip që udhëhiqet nga një mjeke muslimane nga Egjipti e cila quhet Muha Hiba Mustafa.
U tregoni se; mijëra mjekë muslimanë qëndrojnë në rreshtat e parë për t’u përballur me këtë pandemi. Gjendja e tyre është si e shumë të tjerëve, dhe se tre mjekët e parë që ranë dëshmorë në Britani ishin Muslimanë të cilët ndërruan jetë duke kuruar jomuslimanët. Ata ishin: Emxhed el Hurani, Adil et Tajjar dhe Habib ez Zejdi.
U tregoni se; edukata e muslimanëve në përdorimin e ujit – dhe këtu kam për qëllim ujin që përdoret pas kryerjes së nevojës, ka ndihmuar shumë njerëz në Europë dhe Amerikë pas krizës së letrave higjenike, aq sa kompania Amazon në ditët e para të kësaj krize i shiti të gjitha shpëlarëset e tualeteve që kishte në disponim.
U tregoni se; mësimet e Profetit tonë Muhamedit (alejhi salatu ue selam) që kanë të bëjnë me karantinën dhe përdorimin e shkaqeve dhe medikamenteve mjekësore, tashmë po trajtohen dhe po mirëpriten gjatë kësaj krize.
Madje profesori Amerikan Crajg Considine ka shkruar një artikull në revistën prestigjoze Newsweek për porsositë e Profetit Muhamed (alejhi selam) në rastet kur ndodhin pandemitë. Përveç kësaj, ai ka pohuar se Profeti Muhamed është i pari që ka folur qysh para 14 shekujsh rreth rregullave të përgjithshme që edhe sot mjekësia moderne i ka pranuar në përballjen me pandemitë e rrezikshme. Gjithashtu, ai pohon se Profeti (alejhi selam) nuk është përballur me pandeminë vetëm me namaz dhe lutje – siç mundohen t’a paraqesin disa hipokritë.
U tregoni se; dijetarët e vendeve Islame kanë ndjekur të gjitha hapat e duhura dhe të sakta shkencore, mjekësore dhe legjislative duke pezulluar Umren, të xhumanë dhe namazet me xhemat. Ata mbyllën xhaminë e shenjtë dhe xhaminë e Profetit (alejhi selam), dhe nuk na kanë zhgënjyer si u veprua në disa shtete si; Italia, Spanja, apo vende të tjera të zhvilluara.
U tregoni se; pandemia u shfaq në ato vende ku njerëzit nuk i besojnë Allahut e as botës tjetër. Në vende ku gatuhen gjërat e ngordhura dhe njerëzit ushqehen me ushqimet më të ndyra. Ajo nuk u shfaq nga vendet Islame sepse ata pastrohen, marrin abdes, lahen plotësisht dhe nuk ushqehen vetëm se me gjëra të lejuara dhe të pastërta.
U tregoni atyre se; ne jemi të kënaqur që Zoti ynë është Allahu, feja jonë është Islami dhe i dërguari ynë është Muhamedi (alejhi selam).
Ata që ftojnë në disfatë e që janë çekanët e rrënimit dhe hipokritët e kësaj kohe, jo vetëm që nuk i dhanë njerëzimit atë që i shpëton, por synuan të rrënojnë mundin e atyre që mundohen të ndërtojnë. Madje, as gjuhët nuk i mbajtën, as lapsat nuk i kursyen me dëshirën e madhe sikur ju të mohonit.

Shkroi: Hasen el Husejni

Përktheu: Fatjon Isufi

Loading...