VEÇORITË E PROFETIT TONË (alejhi selam)
Ai është lajmëtari i fundit nga ana hyjnore për njerëzimin, është vula e mbarë Profetëve dhe i fundit prej tyre.
Mesazhi i tij është universal për mbarë popujt e botës dhe për të dyja krijesat e përgjegjshme; njerëzit dhe xhinët.
Ai nuk ndërroi jetë derisa triumfoi mbi kundërshtarët e tij.
E ftoi Allahu pranë Tij në qiellin e shtatë sa ishte gjallë në këtë jetë dhe atje ai komunikoi me Allahun e Lartmadhëruar drejtpërdrejtë pas perdes.
Iu dha mrekullia e ndarjes së hënës më dysh në prani të kundërshtarëve të tij. Pështyma e tij ishte kurim për të sëmurët. E përshëndetën atë gurët dhe deveja. Vajtoi për të më zë të lartë trungu i një palme në prani të një turme të madhe njerëzish.
Do të jetë i pari që do të dalë nga toka Ditën e Ringjalljes. Do të jetë udhëheqësi i gjithë njerëzimit në Ditën e Gjykimit dhe ndërmjetësuesi i tyre për hapjen e llogarisë. Në dorën e tij do të jetë flamuri i lavdisë në Ditën e Gjykimit.
Përshtati: Rexhep Milaqi
Dosje: Profetët
Të Ngjashme
- Kjo ‘këshillë’ më ka kushtuar 20 vite Udha e Besimtarëve
- Bëhu argjendar librash Udha e Besimtarëve
- Kështu e shtrembërojnë filmat e Hollivudit imazhin e arabëve dhe myslimanëve Udha e Besimtarëve
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër