VEÇORITË E PROFETIT TONË

February 19, 2021

VEÇORITË E PROFETIT TONË (alejhi selam)

Ai është lajmëtari i fundit nga ana hyjnore për njerëzimin, është vula e mbarë Profetëve dhe i fundit prej tyre.
Mesazhi i tij është universal për mbarë popujt e botës dhe për të dyja krijesat e përgjegjshme; njerëzit dhe xhinët.
Ai nuk ndërroi jetë derisa triumfoi mbi kundërshtarët e tij.

E ftoi Allahu pranë Tij në qiellin e shtatë sa ishte  gjallë në këtë jetë dhe atje ai komunikoi me Allahun e Lartmadhëruar drejtpërdrejtë pas perdes.

Iu dha mrekullia e ndarjes së hënës më dysh në prani të kundërshtarëve të tij. Pështyma e tij ishte kurim për të sëmurët. E përshëndetën atë gurët dhe deveja. Vajtoi për të më zë të lartë trungu i një palme në prani të një turme të madhe njerëzish.

Do të jetë i pari që do të dalë nga toka Ditën e Ringjalljes. Do të jetë udhëheqësi i gjithë njerëzimit në Ditën e Gjykimit dhe ndërmjetësuesi i tyre për hapjen e llogarisë. Në dorën e tij do të jetë flamuri i lavdisë në Ditën e Gjykimit.

Përshtati: Rexhep Milaqi

Dosje:

Loading...