Transmetohet nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem u pyet: Cilat janë veprat më të mira?
Tha: Besimi në Allahun.
Tha (pyetësi): Pastaj cila?
Tha: Përpjekja në rrugë të Allahut.
Tha: Pastaj cila?
Tha: Haxhi i pranuar.
Në një transmetim tjetër të Muhamed bin Xhaferr, ai ka thënë: Besimi në Allahun dhe të Dërguarin e Tij.
Shejh Muhamed el-Etjubij (Allahu e ruajtë!): Tek teksti i Buhariut është ”Cila vepër është më e mira”, ku fjala “vepër” është në numrin njejës.
Ndërsa tek Tirmidhiu në vend të fjalës “Efdal” është “hajr”.
Hadithi i Ebu Hurejrës (radijAllahu anhu) është mutefekun alejhi.
Dobitë që përfitohen:
1. Sqarimi se besimi është vepra më e mirë.
2. Besimi është fjalë dhe vepër.
3. Sqarimi se arritja e gradave bëhet me anë të veprave.
4. Sqarimi se vepra më e mirë pas besimit është përpjekja në rrugë të Allahut të Madhëruar, dhe pas tij është haxhi i pranuar.
5. Kjo pyetje nuk është prej atyre që e përfshin ndalesa e ardhur në fjalën e Allahut të Madhëruar: “O besimtarë! Mos pyesni për gjëra…” El-Maide, 101.
Dhe fjala e tij (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): Me të vërtetë Allahu urren nga ju tri gjëra: …pyetjet e shumta. Mutefekun alejhi.
Ngase kjo (pyetje) është prej gjërave më të rëndësishme të fesë, ndërsa ndalesa ka ardhur për atë pyetje nga e cila nuk ka dobi ose nuk ka lidhje me fenë.
Siç është pyetja: Kush është babai im (siç e pyesnin Profetin alejhis-selam)? Ku është babai im? Ku do jem unë, a do jem në Xhenet apo në Zjarr? E të ngjashme me këto.
Allahu i Lartësuar e di më së miri se cila është e sakta.
El-Bahrul-Muhit eth-Thexhaxh Fi Sherh Sahih el-Imam Muslim bin el-Haxhaxh, vëll. 2.
Përktheu: Unejs Sheme
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve