Vetëm Allahu e di të fshehtën e askush tjetër!
Dr. Muhamed bin Seid tregon: “Shejhut tonë Ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë) i’u lexua hadithi ku tregohet humbja e gjerdanit të Aishes (radijAllahu anha). Hadithi gjendet tek “Sahihul-Buhari” në fillim të kapitullit të tejemumit. (1)
Ai tha: Prej dobive që gjenden në këtë hadith është se: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) nuk e di të fshehtën. Po ashtu edhe evlijatë (nuk e dinë të fshehtën).
I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) dhe shokët e tij nuk e dinin vendin se ku ndodhej gjerdani.
Përktheu: Unejs Sheme
—————————————————
(1) Transmetohet nga Aishja (radijAllahu anha, gruaja e Profetit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) se ka thënë: Dolëm me të Dërguarin e Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) në një prej udhëtimeve të tij, dhe kur arritëm te vendi i quajtur Bejda – ose Dhatu Xhejsh – m’u këput gjerdani që kisha. I Dërguari i Allahut u ndal për t’a kërkuar (gjerdanin), e bashkë me të edhe njerëzit e tjerë në një vend ku nuk kishte ujë… Pasi e ngritëm devenë në të cilën kisha hipur, e gjetëm gjerdanin poshtë saj.”
Të Ngjashme
- A është e lejuar për gruan me mestruacione që të bëjë Istihara? Udha e Besimtarëve
- Nata e Kadrit Abdurrazak ibn Abdulmuhsin el-Bedër
- Bëhu i begatë kudo që të jesh Udha e Besimtarëve
- Përmendja e të metave dhe hapja e derës së dëshpërimit Udha e Besimtarëve
- Vepro duke qenë i pajisur me dituri Udha e Besimtarëve