Vlera e Kohës

January 25, 2023

Transmetohet nga Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Shumë prej njerëzve mashtrohen në dy mirësi që ju janë dhënë: shëndeti dhe koha e lirë.” Transmeton Buhariu 11/229, 6412.

Transmetohet nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: “Kur fillonin dhjetë netët e fundit të Ramazanit i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk flinte natën (angazhohej me adhurim), zgjonte familjen dhe largohej prej grave të tij.” Transmeton Buhariu 4/269, 2024, dhe Muslimi 1174.

Transmetohet nga Ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të, se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Nuk do të lëvizin këmbët e njeriut në ditën e gjykimit derisa të pyetet për pesë gjëra:

-Për jetën e tij se ku e ka kaluar.

-Për rininë e tij si e ka çuar.

-Për pasurinë e tij si e ka fituar dhe si e ka shpenzuar.

-Për dijen e tij se çfarë ka punuar me të.”

E transmeton Tirmidhiu me nr. 2416, dhe e ka cilësuar shejh Albani si të mirë në “Sahihul-Xhemi” 7299.

Gjithashtu, transmetohet nga Ebu Hurejrja se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ai i cili frikësohet se nuk ka për të arritur, shpejton dhe angazhohet. E ai i cili angazhohet ka për të arritur aty. Me të vërtetë që plaçka e cila gjendet tek Allahu është e shtrenjtë dhe me shumë vlerë, e ajo plaçkë është Xheneti.” Transmeton Tirmidhiu me nr. 2450, dhe e ka saktësuar shejh Albani në “Sahihul-Xhemi” 6222.

Shpjegimi:

Koha konsiderohet vetë jeta. Ai i cili e çon dëm kohën e tij ai ka humbur jetën e vet dhe do të pyetet për këtë gjë. Shumë prej njerëzve janë të mashtruar në kohën e tyre duke dështuar në produktivitetin e saj, duke vepruar punë të cilat do të jenë dështim për ta në këtë botë dhe në botën tjetër.

Dobitë:

  • Obligueshmëria e përfitimit nga koha me vepra të dobishme.
  • Njeriu do të pyetet se si e përdor kohën e vet.
  • Numri i shumtë i atyre të cilët e çojnë dëm kohën dhe janë të mashtruar në lidhje me të.

Përktheu: Ardit Ulqinaku

Dosje: ,

Loading...