Vlera e leximit të Kuranit

December 22, 2021

Në “Sahihun” e Muslimit transmetohet se Ukbeh bin Amiri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) ka thënë:
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) erdhi tek ne në Suffe (vendi ku ishin strehuar emigruesit e varfër), dhe tha: “Cili nga ju do donte që të shkonte çdo ditë në Bat’han apo në Akik (në këto dy vende ishte tregu i deveve) e të kthehej që andej me dy deve të ngarkuara plot me mallra, pa bërë asnjë gjynah e pa shkaktuar ndonjë hatërmbetje tek farefisi?
– Thamë: Të gjithë e duam këtë, o i Dërguar i Allahut.
– Tha: Nëse shkon dikush nga ju në xhami të mësojë apo të lexojë dy ajete nga libri i Allahut ato do t’i vlejnë më shumë sesa dy deve, apo shkon të lexojë tre ajete ato do t’i vlejnë më shumë sesa tre deve, apo shkon të lexojë katër ajete ato do t’i vlejnë më shumë sesa katër deve të ngarkuara plot me mallra e pasuri.”
E transmeton Muslimi në temën: “Vlera e leximit të Kuranit” me nr. 803.
Loading...