Vlera e përmendjes së Allahut në hadithet autentike

January 31, 2016

  1. Transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Të ulem me njerëz të cilët e përmendin Allahun e Madhëruar prej namazit të sababut derisa të lind dielli është më e dashur për mua se sa të liroj katër rob nga bijtë e Ismailit. E të ulem me njerëz që e përmendin Allahun që pas namazit të ikindisë derisa të perëndojë dielli është më e dashur për mua se sa të liroj katër”. [1]
  2. Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllu anhu s eka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“لأن أقول: سبحان الله، والحمد لله، و لا إله إلا الله، والله أكبر أحب إلي مما طلعت عليه الشمس”

Të them SubhanAllahi uel-hamdulil-lahi ue la ilahe il-lAllahu uAllahu Ekber është më e dashur për mua se çdo gjë mbi të cilën lind dielli”.[2]

  1. Transmetohet nga Abdullah bin Amr bin el-As radijAllahu anhuma se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“ما على الأرض رجل يقول: لا إله إلا الله، و الله أكبر، و سبحان الله، و الحمد لله، ولا حول و لا قوة إلا بالله، إلا كَفَّرَتْ عنه ذنوبَه و لو كانت أكثر من زبد البحر”

Nuk ka njëri mbi sipërfaqen e tokës që thotë: La ilahe il-lAllah uAllahu Ekber ue SubhanAllah uel-hamdulil-lah ue la haule ue la kuvete il-la bil-lah përveç se i fshihen gjynahet[3] edhe nëse janë më të shumta se shkuma e detit”.[4]

  1. Transmetohet nga Enes bin Malik radijAllahu anhu se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem kaloi pranë një peme me gjethe të vyshkura. Ai e shkundi pemën me shkopin e tij dhe gjethet e saj filluan të binin. Atëherë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha:

إن الحمد لله، و سبحان الله، و لا إله إلا الله، و الله أكبر. لتساقط من ذنوب العبد كما تساقط ورق هذه الشجرة

Vërtetë të fjala (thënia) el-hamdulil-lah, subhanAllah, la ilahe il-lAllah dhe Allahu Ekber i hedh (largon/fshin) gjynahet e robit ashtu siç ranë gjethet e kësaj peme”.[5]

  1. Transmetohet nga Ebu Hurejra dhe Ebu Saidi radijAllahu anhuma se: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“إن الله اصطفى من الكلام أربعا سبحان الله و الحمد لله و لا إله إلا الله و الله أكبر فمن قال سبحان الله كتبت له عشرون حسنة و حطت عنه عشرون سيئة و من قال الله أكبر مثل ذلك و من قال لا إله إلا الله مثل ذلك و من قال الحمد لله رب العالمين من قبل نفسه كتبت له ثلاثون حسنة و حط عنه ثلاثون سيئة

Me të vërtetë Allahu zgjodhi nga fjalët katër: SubhanAllah uel-lamduli-lah ue la ilahe il-lAllahu uAllahu Ekber. Kush thotë “SubhanAllah” i shkruhen njëzet të mira dhe i fshihen njëzet të këqija. Kush thotë “Allahu Ekber” ka të njëjtin shpërblim. Kush thotë “La ilahe il-lAllah” ka të njëjtin shpërblim dhe kush thotë “El-Hamdulil-lahi rabbil-alemin” nga vetvetja e tij i shkruhen tridhjetë të mira dhe i fshihen tridhjetë të këqija”.[6]

  1. Transmetohet nga Ibën Ebi Eufa radijAllahu anhu se ka thënë: Erdhi një person te i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe tha:

“يا رسول الله إني لا أستطيع أن أتعلم القرآن فعلمني شيئا يجزيني.

قال:”تقول: سبحان الله، والحمد لله، و لا إله إلا الله، والله أكبر، و لا حول و لا قوة إلا بالله”. فقال الأعرابي: هكذا و قبض يديه- فقال: هذا لله فما لي؟ قال: “اللهم اغفر لي وارحمني، و عافني، و ارزقني واهدني”، فأخذها الأعرابي و قبض كفيه، فقال النبي صلى الله عليه و سلم: “أما هذا فقد ملأ يديه بالخير

O i Dërguar i Allahut, unë nuk mundem ta mësoj Kuranin prandaj më mëso diçka që të më mjaftojë. Tha (Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Thuaj: SubhanAllah, uel-hamdulil-lah ue la ilahe il-lAllah uAllahu Ekber ue la haule ue la kuvete il-la bil-lah“. Personi tha: Kështu, dhe i kapi duart, dhe tha: Kjo është për Allahun, po për mua çfarë? Tha (Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem): “Thuaj Allahummegfir lij uer hamnij ue aafinij uer zuknij uehdinij”.[7] Personi i mori (mësoi) këto dhe i mblodhi duart e tij. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Ky i mbushi duart e tij me mirësi”.[8]

Përmblodhi Unejs Sheme

 

[1] E ka nxjerr Ebu Daudi. E ka bërë të mirë (hasen) shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihul Xhami” me nr. (5036). Shih “El Mishkah” me nr. (970). Po ashtu e ka bërë të mirë (hasen) shejh Mukbili (Allahu e mëshiroftë!) në “Es-Sahihul Musned mima lejse fi es-Sahihajn” (1/83).

[2] Muslimi (2695).

[3] Qëllimi me gjynahet e përmendura në hadith janë gjynahet e vogla.

[4] Ahmedi në “Musnedin” e tij (2/157, 210), Tirmidhiu në “Sunenin” e tij (nr. 3460) dhe shejh Albani në “Sahihul Xhami” (nr. 5636).

[5] Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) e zinxhirin e këtij hadithi e ka bërë të mirë (hasen). “Sunenu et-Tirmidhi” (nr. 3533) dhe “Sahihul Xhami” (nr. 1601).

[6] E ka saktësuar shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) në “Sahihul-Xhami” (1718).

[7] O Allah, më fal, më mëshiro, më jep shëndet, më furnizo dhe më udhëzo.

[8] Shejh Albani (Allahu e mëshiroftë!) thotë se zinxhiri i këtij hadithi është i mirë (hasen). “Sahihu Ebi Daud” (1/157).

Loading...