Zgjidhe shokun tënd

Prej porosive të shumta që kanë ardhur për rininë është edhe ajo që na vjen nga Hamad ibn Zejdi, i cili ka thënë: Hyra tek Enes ibn Sirini – Allahu e mëshiroftë – gjatë sëmundjes së tij dhe ai më tha: “Kijeni frikë Allahun o djem të rinj dhe shikoni se nga po i merrni këto hadithe, sepse ato janë prej fesë suaj!”[1] 

Kjo është një porosi shumë madhështore, dhe kuptimi i saj është se djali i ri i cili i ka hyrë rrugës së diturisë dhe mësimit të haditheve duhet t’i marrë ato prej njerëzve të dijes të cilët janë të rrënjosur në dituri dhe janë të besueshëm. Nga ata të cilët i njohin kuptimet e haditheve, janë mendjemprehtë dhe të mëdhenj në dije. Nuk duhet të merret dija prej çdokujt por e merr dijen nga ai që është praktikues dhe njohës i sunetit, dhe që i ka themelet e forta në të.

Nga Ibn Sheudheb – Allahu e mëshiroftë – përcillet se ka thënë: “Prej mirësisë së Allahut ndaj djalit të ri është që kur udhëzohet të shoqërohet me një njeri të sunetit i cili i’a mëson atij sunetin.”

Ndërsa nga Amr ibn Kajs el Mulaij – Allahu e mëshiroftë – përcillet se ka thënë: “Nëse e shikon ndonjë djalë të ri që në fillimet e tij shoqërohet me nje njeri që është prej ehli sunetit dhe xhematit atëherë shpreso për të, e nëse e shikon atë me shpikësit në fe atëherë humbi shpresat prej tij sepse djali i ri duket që në nisje të tij.” 

Transmetohet nga Amr ibn Kajsi -Allahu e mësjiroftë – se ka thënë: “Nëse në fillimet e tij djaloshi ulet te dijetarët ai ka shpëtuar, e nëse anon kah të tjerët është shkatërruar.”[2]

———————————————-

[1] E përcjell Hatibi në “Xhamiu akhlakir rauij ue adabis sami”, me nr. 139.

[2] Këto ethere i përcjell Ibn Bettah në “El ibanetul kubra”, (1/204 nr. 42-44).

 

“Këshillat e të parëve për rininë.”

Shejh: Abdurrazak Abdulmuhsin el Bedr.