Dituria lehtëson rrugën për në Xhennet

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Atij që merr rrugën për të kërkuar dituri Allahu ia lehtëson rrugën për në Xhennet”. E transmeton Muslimi.

Shejhu i nderuar Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Ai musliman që e shfleton një libër për të mësuar disa nga çështjet e fesë së Zotit, edhe pse mund të jetë i ulur në karrige në shtëpinë e tij, ai konsiderohet sikur ka marrë një rrugë për të kërkuar dituri.”

Shpjegim i librit “Rijadu es Salihin” vellimi 5, faqja 434