Diturinë do t’a mbartin të drejtët

November 8, 2018

Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – ka thënë:
“Këtë dituri (diturinë fetare) do t’a mbartin të drejtët në çdo brez. Ata largojnë prej saj ndryshimet që sjellin ekstremistët, pretendimet e njerëzve të së kotës (shpikjet në fe), dhe keqinterpretimet e injorantëve.”

Hasenun li gajrih. Hadithi është i mirë me rrugët e tij të shumta të transmetimit.
Shiko “Irshadul fuhul ila tas’hihi hadithil udul”.

Ibnul Mulekin dhe Sujuti kanë thënë se ky hadith është urdhër për të besueshmit dhe të drejtët që t’a mbartin këtë dituri, sepse dituria prej tyre pranohet (duhet të merret vetëm prej tyre). Këtë e përforcon ardhja e tij në një transmetim në formë urdhëri: “Le ta mbartin këtë dituri…”
Ndërsa Imam Neueuij thotë se ky hadith është lajm, që nënkupton se kështu do të ndodhë patjetër. Këtë dituri e mbartin dhe e përçojnë ata që kanë këto cilësi dhe kjo është një prej mrekullive profetike. Kjo nuk hidhet poshtë nga fakti se dikush prej të prishurve (në fe apo moral) mund të dijë diçka nga kjo dituri, ngase hadithi lajmëron se të drejtët janë ata që e mbartin dhe i’a përçojnë brezit pasardhës dhe jo se të tjerët veç tyre nuk njohin asgjë prej saj.

Përmbledhur nga libri “Irshadul fuhul ila tas’hihi hadithil udul”: fq. 71-72.

Loading...