E drejta e Allahut mbi robërit

Mësimi (1)- Akide

E drejta e Allahut mbi robërit

Pyetja e 1-rë: Përse na ka krijuar Allahu?!

Përgjigjja: Allahu na ka krijuar që ta adhurojmë vetëm Atë dhe të mos e barazojmë Atë me asgjë dhe askënd tjetër. Argumeti në lidhje me këtë është fjala e Tij – Qoftë i Lartësuar! – në suren edh-Dharijat:

{ وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ }الذاريات (56)

{…dhe se Unë nuk i krijova xhindët dhe njerëzit për tjetër veçse për të më adhuruar Mua.}(edh-Dharijat:56). Si dhe fjala e të Dërguarit të Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! –:

( حق الله على العباد ان يعبدوه ولايشركوا به شيئا )

«E drejta e Allahut mbi robërit, është që ata ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos e barazojnë Atë me asgjë.» (Mutefekun alejhi)

Pyetja e 2-të:Ç’kuptojmë me adhurim (ibadet)?!

Përgjigjja:Termi “adhurim” përfshin kryerjen e gjithçkaje të cilën e dëshiron Allahu i Lartësuar, qoftë ajo fjalë apo veprim, si: lutje, namaz, kurban, e të tjera si këto…siç ka thënë i Lartësuari:

{ قل أن صلاتي ونسكي ومحياي ومماتي لله رب العالمين } (الانعام: 126 )

{Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun – Zotin e botëve.} (el-En’am:162)

Fjala “kurbani im”: nënkupton “therja ime e kafshëve të lejuara”.
Po ashtu i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:
(( وماتقرب عبدي إلي بشيء أحب الي مما افترضته عليه ))

«Allahu i Lartësuar ka thënë:  “Nuk afrohet robi Im tek Unë me diçka më të dashur se sa kryerja e obligimeve të cilat Unë ia kam bërë atij obligim (farz)…”» (Hadith Kudsij – Tra. Buhariu)

Pyetja e 3-të: Si ta adhurojmë Allahun?!

Përgjigjja: Ne e adhurojmë Allahun vetëm ashtu siç Ai dhe i Dërguari i Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – na kanë urdhëruar, bazuar në fjalën e Allahut të Lartësuar, i Cili thotë:
{ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَلَا تُبْطِلُوا أَعْمَالَكُمْ }

{O ju që keni besuar! Ndiqeni Allahun dhe ndiqeni të Dërguarin, dhe mos i çoni dëm punët tuaja.}(Muhammed:33)

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – në lidhje me këtë ka thënë:
( من عمل عملاً ليس عليه أمرنا فهو رد

«Kush bën një vepër të cilën ne nuk e kemi porositur, ajo do të refuzohet(tek Allahu)…» Tra. Muslimi
Fjala “refuzohet” nënkupton “nuk është e pranuar”.

Pyetja e 4-tërt: A mund që të adhurohet Allahu me frikërespekt dhe me shpresë?!

Përgjigjja: Po, natyrisht. Kështu duhet adhuruar.  Thotë Allahu i Lartmadhëruar në lidhje me këtë, duke përshkruar adhurimin e besimtarëve të vërtetë:

( يدعون ربهم خوفاً وطمعاً )

{E adhurojnë Allahun me frikërespekt dhe me shpresë.}(es-Sexhde:16)

Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

( أسأل الله الجنة، وأعوذ به من النار )

«I lutem Allahut duke i kërkuar Xhennetin dhe i kërkoj Allahut mbrojtje prej Zjarrit!» (Sahih/Tra. Ebu Daudi)

Pyetja e 5-të: Si arrihet përkryshmëria në adhurim?!

Përgjigjja: Përkryeshmëria në adhurim arrihet duke e ndierë mbikqyrjen e Allahut gjatë adhurimit, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

 ( الذي يراك حين تقوم * وتقلبك في الساجدين )

{…(Allahu është Ai)i Cili të shikon ty, kur ti ngrihesh për të falë namaz, si dhe rënien tënde (me ata që bien)në sexhde.} (esh-Shuara:218-219) Ndërsa i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – ka thënë:

( الإحسان أن تعبد الله كأنك تراه، فإن لم تكن تراه فإنه يراك )

«Përkryeshmëria është që ta adhurosh Allahun sikur ta shohësh Atë. Edhe pse ti nuk e sheh Atë, të sheh Ai ty.»Tra. Muslimi