Ku është Allahu?

Ku është Allahu?

Allahu është Ai që na krijoi dhe është detyrë për ne ta dimë se ku është Ai, që t’i drejtohemi me zemrat tona, ,me duatë dhe namazet tona. Kush nuk e di se ku është Zoti i tij, ai mbetet i humbur; nuk e di drejtimin e adhurimeve të tij dhe nuk e përsos  adhurimin  e tij.

Cilësia e Lartësimit të Allahut mbi krijesat e Tij është si Cilësitë e tjera të transmetuara në Kuran dhe në hadithet e sakta, si: Dëgjimi, Shikimi, të Folurit, Zbritja, etj. Akideja (Besimi) e Selefus-Salih(të Parëve tanë të mirë), Grupit të Shpëtuar, Ehli Sunnetit dhe Xhematit, është besimi në atë që na ka thënë Allahu në Librin e Tij ose i Dërguari i Tij në hadithe, pa interpretim, pa mohim apo përngjasim.
Allahu thotë:

Asgjë nuk i përngjason Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”
{Shura, 11}

Përderisa këto Cilësi janë të Tij, ku ndër  to dhe  Cilësia e Lartësimit të Allahut mbi krijesat e Tij, është detyrë besimi i tyre. Kur u pyet Imam Maliku (Allahu e mëshiroftë!), për kuptimin e Fjalës së Allahut:I Gjithëmëshirshmi (Allahu) Istewa (u ngrit lartë dhe qëndroi) mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor, vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij)”{Taha, 5}, tha: “Istiwaja (Lartësimi) është koncept i  njohur, mënyra “si” është e  pa perceptueshme,  besimi i saj është detyrë.”

O vëlla musliman, shiko fjalën e Imam Malikut (Allahu e mëshiroftë!), sesi tregoi që është detyrë njohja e Istiwasë për çdo musliman. Ajo është Lartësim, por se “si” është, kjo nuk dihet. Atë e di vetëm Allahu.

Çdo mohues i një Cilësie nga Cilësitë e Allahut, të cilat janë të vërtetuara në Kuran dhe Hadith, ku prej tyre dhe  cilësia e Lartësimit të plotë dhe që Ai është mbi qiell, është mohues i ajeteve dhe haditheve të cilat argumentojnë vërtetësinë e asaj Cilësie. Këto Cilësi janë Përsosmëri, Lartësim, Ngritje, e nuk lejohet mohimi i tyre. Përpjekja e disa të mëvonshmëvepër t’i dhënë interpretim (duke i dhënë një kuptim tjetër figurativ) ajeteve dhe Cilësive, të ndikuar nga Filozofia e cila i prishi besimet e shumë muslimanëve, i bëri ata që t’i mohojnë këto Cilësi të përsosura(pa mangësi) të Allahut dhe të kundërshtojnë rrugën e të Parëve tanë të mirë, e cila është më e saktë, më e ditur dhe më e urtë. Sa mirë kanë thënë:

“Ue kulu khajrin fit-tibai men selef- Çdo e mirë është në ndjekjen e atyre që ishin para nesh)
Ue kulu sherrin fi ibtida`i men khalef- Çdo e keqe erdhi si pasojë e shpikjes së atyre që erdhën më pas).”

Thelbi është : Besimi i të gjitha Cilësive të transmetuara në Kuran dhe Hadithet e sakta,është detyrë.
Nuk lejohet të bëjmë dallim mes Cilësive: të besojmë disa e nga ana tjetër disa tjera t’i interpretojmë.
Ai që beson se Allahu është Dëgjuesi, Shikuesi dhe asgjë nuk është e ngjashme me Allahun në Dëgjim e Shikim, duhet të besojë se Allahu është mbi qiell, dmth është Lartësuar mbi qiell me një Lartësim që i takon Madhështisë së Tij, se nuk ka të ngjashëm me Të në Lartësimin e Tij.
Të gjitha ato janë Cilësi të përsosura të Allahut, të cilat i ka dëshmuar për veten e Tij në Librin e Tij dhe fjalët e Pejgamberit të Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i pranon natyrshmëria  e pastër e njeriut dhe mendja e shëndoshë.

Nuajm ibn Hamad- Shejkhu i Bukhariut- ka thënë:                                                                                                            “Kush e përngjason Allahun me krijesat e Tij, ka bërë kufr. Kush polemizon rreth asaj me të cilën Allahu e ka cilësuar Veten e Tij, ka bërë kufr. Nuk ka gjë të ngjashme me atë që Allahu e ka Cilësuar Veten e Tij dhe i Dërguari i Tij(që e ka cilësuar Allahun).

Allahu është mbi Arsh

Kurani  Fisnik, Hadithet e sakta, mendja e shëndoshë dhe natyrshmëria e pastër e mbështesin këtë:

1) Allahu Teala(i Lartësuar) ka thënë:

I Gjithëmëshirshmi (Allahu) Istewa (u lartësua dhe qëndroi) mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor, vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij).”{Taha, 5}

Dmth: U ngrit dhe u Lartësua, siç transmetohet tek  Buhariu nga Tabiinët.

2) Allahu Teala(i Lartësuar) ka thënë:

“Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell, nuk do ta bëjë tokën të fundoset bashkë me ju dhe veç kur ta shihni të dridhet (si në tërmet)?{Mulk, 16}

Ka thënë Ibn  Abasi radijAllahu anhu: “Ai është Allahu”, siç transmetohet ne Tefsirin e Ibn Xheuzit.

3) Allahu Teala(i Lartësuar) ka thënë:

I frikësohen dhe i përulen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë çfarë urdhërohen.{Nahl, 50}

4) Allahu Teala(i Lartësuar) ka thënë për Isain alejhis- selam:

“Por Allahu e ngriti atë (Isain) lart (me trup e me shpirt) pranë Vetes së Tij. Dhe Allahu është kurdoherë i Gjithëfuqishmi, më i Urti  Gjithëgjykues (i Cili vë çdo gjë në vendin e vet).” {Nisa, 158}

Dmth: E ngriti Allahu në qiell.

5) Allahu Teala(i Lartësuar) ka thënë:

 Ai është Allahu (që adhurohet) në qiej dhe në tokë. Ai di çfarë ju fshehni dhe çfarë ju shprehni dhe Ai di çfarë ju veproni (për këtë botë dhe për botën tjetër).{En’Aam, 3}

Ibn Kethiri në Tefsirin e këtij ajeti ka thënë:
“Kanë rënë dakord  të  gjithë Mufesirinët(Dijetarët e Komentimit të Kuranit), se ne nuk themi siç thonë Xhehmitë (Sekt i devijuar) se Allahu është në çdo vend. I Lartësuar dhe i Pastër  është Allahu nga ajo që ata  thonë.”

Ndërsa Fjala e Tij Teala:

Ai është i Cili krijoi qiejt dhe tokën në Gjashtë Ditë, pastaj Ai Istewa (u ngrit lart dhe qëndroi) mbi Arsh (Fronin e Tij Madhështor vërtet ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij). Ai di çfarë hyn në tokë, çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli, edhe çfarë ngritet në të dhe Ai është me ju (me Dijen e Tij) kudo që të jeni. Vërtetë Allahu është Gjithëvëzhgues për gjithçka që ju punoni. {El-Hadid, 4}

Dmth: Mbikëqyrës ndaj jush, Dëshmitar për veprat tuaja, kurdoherë e kudo që të jeni, të gjithë janë të përfshirë në Dijen e Tij, Shikimin e Tij dhe Dëgjimin e Tij.

6) U ngjit Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem në Qiellin e Shtatë, derisa i foli Zoti i Tij dhe i obligoi pesë namazet.
(Transmeton Buhariu dhe Muslimi).

7) I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

A nuk më besoni mua e unë jam i besuari i Atij që është në qiell( Allahut)?!”
(Trasmeton Bukhariu dhe Muslimi).

Kuptimi i “në qiell” është“Mbi  qiell”.

8) I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

Mëshirojini ata që janë në Tokë, iu mëshiron Ai që është mbi Qiell(dmth: Allahu).
( Trasmeton Tirmidhiu dhe ka thënë Hasen Sahijh).

9) Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem  pyeti një robëreshë: “Ku është Allahu?” Ajo tha:“Mbi qiell.” Tha: “Kush jam unë?” Ajo tha:“Ti je i Dërguari i Allahut.” Tha: “Liroje, ajo është besimtare.”
(
Trasmeton Muslimi).

10) I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “…Arshi(Froni i Allahut) është mbi ujë dhe Allahu është mbi Arshin e Tij dhe Ai e di se çfarë veproni ju.
(Hadithi është Hasen, trasmeton Ebu Daudi).

11) Ebu Bekri radiAllahu anhu  ka thënë:
Kush adhuron Allahun,(le ta dijë) se Allahu është mbi qiell i Gjallë e nuk vdes kurrë.” (Trasmeton Darimiu në “Er-Rad alel xhehmijeh”).

12) Është pyetur Abdullah ibn Mubarek rahimehullah:
Si ta njohim Zotin tonë?” Tha:“Ai është mbi qiell, mbi Arshin e Tij, i shkëputur nga krijesat e Tij.

Kuptimi i kësaj fjale: Allahu është mbi Arshin e Tij, i ndarë nga krijesat e Tij, nuk i ngjan asnjë krijesë e Tij në Lartësimin e Tij.

13) Katër Imamët kanë të njëjtin mendim, se Allahu është Lartësuar mbi Arshin e Tij, nuk i ngjan asnjë krijesë e Tij.

14) Namaz-falësi në sexhden e tij, thotë: “Subhane rab-bijel-Eala” (Pa të meta është Zoti im, më i Larti).
Edhe  kur bën dua,duart e tij i ngre drejt qiellit.

15) Kur i pyet fëmijët: “Ku është Allahu?”, me natyrshmërinë e tyre të pastër ata përgjigjen: “Ai është lart mbi qiell.

16) Mendja e shëndoshë e pranon që Allahu është mbi qiell. Sikur të ishte në çdo vend, për këtë do të na kishte treguar i Dërguari sal-lAllahualejhiuesel-lem dhe do ta dinin sahabët(shokët) e tij. E dimë që ka vende të ndyra dhe të pista (në Tokë, prandaj nuk ka se si të jetë Allahu kudo, sepse në këtë “kudo” ka edhe vende të pista. I Lartësuar dhe i Pastër është Allahu nga ajo që thonë!

17) Thënia se Allahu me Qënien e Tij është me ne kudo në çdo vend, çon në mendimin se Ai paska shumë Qenie, sepse edhe vendet janë të shumta.

Përderisa i Adhuruari jonë (Allahu) është Një i Vetëm,nuk ka si të shumëfishohet (për çdo vend që jemi ne). Pra, thënia se Allahu është në çdo vend, është e pasaktë. Ndërsa, thënia se Allahu është mbi qiell, mbi Arshin e Tij dhe Ai është me ne me Dijen e Tij, na Dëgjon e na Sheh kudo që të jemi, është besimi i  vërtetë.

Marrë nga libri  Teuxhijhat  Islamijeh,fq. 17-21

Shejkh Muhamed ibn Xhemijl Zejno

Përktheu:Anis Agovi