Namazi është besim dhe dritë

Namazi është besim dhe dritë

Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Falja e namazit është besim, ndërsa humbja e tij është kufër. Kush tregon kujdes ndaj namazit, ai do të jetë për të dritë në zemër, në fytyrë, në varr dhe ditën e tubimit (kur njerëzit të dalin nga varret para Zotit të tyre!).” Shih “Ed-Dijau El-Lami” (137)

Dobitë që përfitohen:

E para: Rëndësia e namazit dhe se ai është prej shtyllave të fesë islame. Transmetohet nga Abdullah bin Umeri radijAllahu anhu se ka thënë: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Islami ngrihet mbi pese shtylla…” dhe përmendi “falja e namazit.” Shënon Buhariu (8 dhe 4514) dhe Muslimi (16)

E dyta: Falja e namazit është besim. Allahu i Madhëruar në librin e Tij e ka quajtur atë (namazin) besim, ku thotë: “Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur ne drejtim te Kudsit).” El-Bekare: 143

E treta: Humbja (lënia) e namazit është kufër.

E katërta: Falja e namazit është dritë për njeriun përgjatë jetës së tij, në jetën e varrit dhe ditën kur të dalë para Allahut, Zotit të botëve. Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) thotë: “Varri është i errët dhe në të njeriu nuk do të shoh diell e as hënë. Nëse njeriu është prej namazlive, atëherë varri i tij do të jetë dritë.” Mexhmu fetaua ue rasail”, vëll.12

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme