Një zhytje e vetme në zjarr

NJË ZHYTJE E VETME NË ZJARR

Mëkatarëve u themi kini kujdes nga zjarri, ruhuni nga zjarri, ngase një zhytje e vetme në zjarrin e xhehenemit bën t’i harrosh begatitë e dynjasë.

Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Ditën e Kiameti do sillet njeriu që më së shumti i ka shijuar begatitë e dynjasë, e që është prej banorëve të zjarrit, dhe do zhytet në zjarr një moment të vetëm” d.m.th. do të zhytet në zjarr vetëm një herë “pastaj do t’i thuhet: O biri Ademi! A ke parë (shijuar) begati ndonjëherë? O biri Ademit! A ke përjetuar më parë begati? Ai do të thotë: Jo uAllahi, o Zoti im! Jo uAllahi, o Zoti im!

Vetëm me një zhytje në zjarr.

Prandaj ki kujdes o ti mëkatar, o ti ngrënës i kamatës, o ti që bën zina, o ti konsumues i alkoolit, o ti mosrespektues i prindërve, o ti që ke shkëputur lidhjet farafisnore, me një zhytje të vetme në xhehenem të bën t’i harrosh begatitë që ke përjetuar (shijuar) në dynja.

A ke përjetuar më parë begati?

A ke parë (shijuar) begati ndonjëherë përgjatë jetës tënde?

Njeriu me një zhytje të vetme në zjarr do të thotë: Jo uAllahi, o Zoti im!

E si mos të jetë kështu ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ata do të mbulohen me shtresa zjarri nga sipër dhe nga poshtë. Me këtë, Allahu i tremb robërit e Vet. “O robërit e Mi, më kini frikë Mua!” Ez-Zumer, 16

 

Shejh Ebu Islami (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu: Unejs Sheme