Pyetje përgjigje për besimin dhe bazat e tij

Pyetja: Cilat janë Bazat e Besimit?

Përgjigjja: Bazat e Besimit janë:  Besimi në Allahun, Engjëjt e Tij, Librat e Tij, Profetët e Tij, në Ditën e Fundit, si dhe besimi në Paracaktimin, i mirë qoftë ai, apo i keq.

  1. Pyetja: Përmend emrat e tre engjëjve!

Përgjigjja: Xhibrili, Mikaili dhe Israfili (Paqja e Zotit qoftë mbi ta!).

  1. Pyetja: Cilat janë Librat e shpallur nga Allahu dhe cilëve profetë u janë zbritur?

Përgjigjja:

    1. Teurati, i cili i zbriti Musait (Paqja qoftë mbi të!).
    2. Ungjilli, i cili i zbriti Isait (Paqja qoftë mbi të!).
    3. Zeburi, i cili i zbriti Daudit (Paqja qoftë mbi të!).
    4. Fletushkat, të cilat i zbritën Ibrahimit dhe Musait (Paqja qoftë mbi ta!).
    5. Kurani famëmadh, i cili i zbriti Muhamedit (Paqja qoftë mbi të!).

4.Pyetja: Cilët ishin të dërguarit më të dalluar (Ulul azmi)?

Përgjigjja:

    1. Nuhu (Paqja qoftë mbi të!)
    2. Ibrahimi (Paqja qoftë mbi të!)
    3. Musai (Paqja qoftë mbi të!)
    4. Isai (Paqja qoftë mbi të!)
    5. Muhamedi (Paqja qoftë mbi të!)

5.Pyetja: Cilët janë ajetet në fundin e sures El Bekare të cilat preferohet që të lexohen çdo natë?

Përgjigjja: Ato janë dy ajetet e fundit të sures El Bekare:

Amene Rasulu bi ma unzile ilejhi min Rabbihi uel mu’minun.

Kul-lun amene bil-lahi ue melaiketihi ue kutubihi ue rusulih.

La nuferriku bejne ehadin min rusulih. Ue kalu semia’na ue eta’na, gufraneke Rabena ue iljekel mesir.

La jukelifullahu nefsen il-la vus’aha. Leha ma kesebet ue alejha mektesebet.

Rab-bena la tuakhidhna in nesijna eu ekhta’na!

Rab-bena ue la tehmil alejna isran kema hameltehu alel-ledhine min kablina!

Rab-bena ue la tuham-milna ma la takate lena bih!

Ue’afu an-na, uegfir lena, uerhamna! Ente meulana, fensurna alel kaumil kafirin!” 

“I Dërguari beson në atë (Kuranin) që i është shpallur nga Zoti i tij e po ashtu dhe besimtarët: të gjithë besojnë në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij dhe të dërguarit e Tij (duke thënë): “Ne nuk bëjmë dallim mes asnjërit prej të dërguarve të Tij”.

Ata thonë: “Ne dëgjojmë dhe bindemi. Faljen Tënde kërkojmë, o Zoti Ynë dhe tek Ti do të kthehemi!”

Allahu nuk e ngarkon askënd përtej fuqisë që ka: në dobi të tij është e mira që bën, kurse në dëm të tij është e keqja që punon.

Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim!

Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu siç i ngarkove ata para nesh!

Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim!

Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro!

Ti je Zoti Ynë! Na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!”

Bekare, 285-286

  1. Pyetja: Kur do të ndodhë Kijameti? Cili është argumenti?

Përgjigjja: Vetëm Allahu i Madhëruar e di se kur do të ndodhë Kijameti. Askush tjetër përveç Tij nuk e di se kur do të ndodhë. Argument për këtë është ajeti kuranor:

 “S’ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë Kijameti…” Lukman, 34

  1. Pyetja : Cili është ‘vendbanimi i nderimit’? Sa dyer ka?

Përgjigjja: ‘Vendbanimi i nderimit’ është Xheneti, i cili ka tetë dyer.

  1. Pyetja: Cila do të jetë kënaqësia më e madhe në Xhenet?

Përgjigjja: Kënaqësia më e madhe që do të përjetojnë besimtarët në Xhenet do të jetë kur të shohin Zotin e Madhëruar.

  1. Pyetja : Çfarë i fut më së tepërmi njerëzit në Xhenet?

Përgjigjja: Devotshmëria ndaj Zotit dhe morali i mirë.

  1. Pyetja: Cili është ‘vendi i vuajtjeve’, i dënimit dhe përçmimit? Sa dyer ka?

Përgjigjja: Vendi i vuajtjeve, i dënimit dhe përçmimit është xhehenemi (ferri), i cili ka shtatë dyer.

  1. Pyetja: Ç’është ‘grada e përsosmërisë’ në besim (Ihsani)?

Përgjigjja: Grada e përsosmërisë në besim është ta adhurosh Allahun sikur të jesh duke e parë Atë, e pavarësisht se ti nuk e sheh, Ai të shikon ty.

Autori: Salim bin Sead Tauil
Përktheu: Edmond Ajdini