Vetëm tek Allahu kërkoni furnizmin dhe vetëm Atë adhuroni

Vetëm tek Allahu kërkoni furnizmin dhe vetëm Atë adhuroni

Allahu i Madhëruar thotë: “Në të vërtetë, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk kanë pushtet t’ju furnizojnë, andaj, vetëm tek Allahu kërkoni risk dhe adhuroni e falënderoni vetëm Atë. Tek Ai do të ktheheni.” El-Ankebut: 17

Në këtë ajet Allahu i Madhëruar i urdhëron robërit e Tij që ta kërkojnë furnizimin vetëm tek Ai dhe te askush tjetër prej idhujve etj., që adhurohen padrejtësisht përveç Tij. Ngase, siç thotë i Madhëruari, “Vërtet, ata që ju i adhuroni në vend të Allahut, janë vetëm idhuj[1] nuk posedojnë asgjë dhe janë të pafuqishëm.

I Lartësuari thotë: “O njerëz, është sjellë një shembull, andaj dëgjojeni atë: “Idhujt që ju i adhuroni në vend të Allahut, nuk mund të krijojnë as edhenjë mizë, edhe nëse bashkohen të gjithë për këtë. E, nëse miza u merr atyre diçka, ata nuk do të mund t’ia marrin. I dobët është përgjëruesi (adhuruesi), por edhe ai të cilit i përgjërohen (idhulli).”[2]

Dobitë që përfitohen nga ajeti:

E para: Baza e fesë së të dërguarve –nga i pari deri tek i fundit- është teuhidi. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e dërguam Nuhun te populli i tij dhe ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun! Ju nuk keni të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij…”[3] Kjo ka qenë thirrja e të Dërguarit të parë në momentin kur në tokë u shfaq shirku.

Profeti Hud alejhis – selam popullit të vet i tha: “Adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij!”

Profeti Salih alejhis – selam popullit të vet i tha: “Adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij!”

Profeti Shuajb alejhis – selam popullit të vet i tha: “Adhuroni Allahun, ju nuk keni të adhuruar tjetër të vërtetë përveç Tij!”

E dyta: Kotësia e adhurimit të idhujve.

E treta: Vetëm tek Allahut -dhe te askush tjetër- duhet të kërkohet furnizimi.

E katërta: Obligueshmëria e adhurimit të Allahut. Pra, vetëm Ai meriton të adhurohet me të drejtë dhe askush tjetër.

E pesta: Obligueshmëria e falënderimit ndaj Allahut. Ndërsa falënderimi bëhet:

-me zemër,

-me gjuhë,

-dhe me gjymtyrë.

E gjashta: Pohimi i ringjalljes dhe shpërblimit sipas veprës që njeriu ka punuar në dynja.

Mblodhi dhe përktheu: Unejs Sheme

[1] El-Ankebut: 17

[2] El-Haxh: 73

[3] El-Mu’minun: 23.