Rëndësia e dhjetë ditëve të Dhul-Hixhes

Dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes janë aq te rëndësishme sa Allahu është betuar në to duke thënë:

وَالْفَجْرِ (1) وَلَيَالٍ عَشْرٍ (2)

“Pasha agimin! Pasha dhjetë ditët!” Surja Fexhr, 1-2.

Ibn Kethiri thotë në tefsirin e tij në komentimin e këtij ajeti: Dhjetë ditët janë dhjetë ditët e Dhul-Hixhes sipas mendimit të Ibn Abasit (radiAllahu anhu), Ibn Zubejrit etj.

Allahu është betuar në këto ditë për të treguar madhështinë e tyre. Allahu betohet edhe në gjëra të tjera, betohet në çfarë të dojë dhe bën çfarë të dojë sepse Ai është Zoti i Vetëm që meriton të adhurohet. Ndërsa ne jemi krijesa, robër të Allahut, ndaj ne betohemi dhe veprojmë vetëm çfarë na ka urdhëruar Allahu.

Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin me të) ka thënë:

من كان حالفًا فليحلف بالله أو ليصمت

“Kush do që të betohet, le të betohet në Allahun ose le të heshtë.” Trasmeton Muslimi me nr. 3113.

Pra, neve na lejohet të betohemi vetëm në Allahun.

 

Anis Agovi