Vlera e lutjes

Vlera e lutjes

Shejh Ebu Islam Salih bin Taha (Allahu e ruajttë!): Lutjuni Allahut të Lartësuar dhe kërkoni prej Tij çfarë të dëshironi, sepse Ai është i plotfuqishëm për çdo gjë. Merrni si shembull dhe pasoni profetët e Allahut në lutjet e tyre drejtuar Allahut. A nuk po e lexoni Kuranin?

Ademi alejhis-selam iu lut Allahut që ta fali dhe t’ia pranojë pendimin dhe Alalhu e fali atë.

Nuhu alejhis-selam iu lut Alalhut që ta shkatërronte popullin e tij dhe Allahu ia përgjigjë lutjes së tij dhe e shkatërroi popullin e tij.

Musa alejhis-selam iu lut Zotit të tij kur gjendej tek pusi në Medjen dhe Allahu ia përgjigjë lutjes së tij dhe e nderoi me siguri, me martesë dhe pune tek plaku i moshuar.

Junusi alejhis-selam iu lut Zotit të tij kur ishte në barkun e balenës dhe Allahu ia përgjigjë lutjes së tij dhe e shpëtoi nga errësira dhe e nxorri nga barku balenës.

Ejjubi alejhis-selam iu lut Zotit të tij që ta shëronte nga sëmundja e tij e gjatë dhe Allahu ia përgjigjë lutjes së tij dhe e shëroi.

Zekerija alejhis-selam iu lut Zotit të tij që ta furnizonte me pasardhës vepër mirë dhe Allahu ia përgjigjë lutjes së tij dhe e përgëzoi me Jahjan.

Prandaj, ju këshilloj që të bëni lutje, sepse ajo bën dobi për atë që ka zbritur (ndodhur) dhe për atë që nuk ka zbritur.

O ti që nuk ke pasuri, lute Allahun të të jap pasuri.

O ti që nuk ke fëmijë, lute Allahun të të furnizojë me fëmijë.

O ti që je sprovuar me sëmundje, lute Allahun të të shërojë, sepse Allahu Lartësuar thotë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!”[1]

Cështja e lutjes është shumë madhështore. Prandaj bëni dua, sepse ajo është rruga me anë të së cilës arrinë lumturinë në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër.

“El-Xhamiu fid-Duau en-Nafiu”

Përktheu: Unejs Sheme

[1] Gafir, 60