Shenjat e hipokritëve

November 14, 2018

Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton s’e mban premtimin dhe kur i besohet diçka tradhëton.”
(Buhariu: 33)
Ndërsa me nr. 34 ka ardhur shtesa: “… dhe kur armiqëson e tepron.”

Teprimi është devijimi nga e vërteta dhe kurthet për refuzimin e saj.

Kufizimi vetëm në këto tri shenja është për shkak se ato janë treguese të të tjerave veç tyre, ngase baza e fesë përmblidhet në tri gjëra; fjala, vepra, qëllimi. Kësisoj, hadithi tregoi për prishjen e fjalëve me gënjeshtra, për prishjen e veprave me tradhëti dhe për prishjen e qëllimit me mosmbajtjen e premtimit. Premtim i pambajtur konsiderohet atëherë kur vendosmëria për mosmbajtjen e tij është që në zanafillë (kur premton s’e ka ndërmend t’a zbatojë). Ndërsa po të jetë i vendosur për mbajtjen e premtimit pastaj i del një pengesë, apo i vjen një mendim më i mirë se ai që premtoi, kjo nuk konsiderohet hipokrizi.
Tek Taberani ka ardhur një hadith që dëshmon për të: “Kur premton dhe në vete mendon që të mos e mbajë premtimin.” Dhe kështu tha edhe për cilësitë e tjera dhe zinxhiri i tij nuk është i keq.
Ndërsa tek Ebu Daudi dhe Tirmidhiu ka ardhur: “Kur burri i premton vëllait të vet dhe e ka qëllimin që t’a mbajë premtimin dhe nuk e mban atë, nuk ka gjynah për të.”

“Fet’hul Barij” 1/112 me disa shkurtime.

Dosje: ,

Loading...